E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Për çfarë duhet qeveria?!
Publik News

Për çfarë duhet qeveria?!

Ylli MANJANI

Bie shi-përmbytemi.
Bie borë-bllokohemi.
Vjen vapa-digjemi në zjarre.
Bie tërmet- flemë në rrugë.
Kur sëmuremi- vetëshërohemi.
Kur kemi ndonjë mosmarrëveshje- e vetëzgjidhim.
Ujin e pijshëm- e pompojmë të na vijë në shtëpi.

Për ç’a dreqin duhet qeveria?!

Ah po edhe kur votojmë-na e vjedhin vullnetin megjithë votë…

Për çfarë duhet qeveria?!

Mos ndoshta duhet të dalim të gjithë në televizor e të shesim pordhë, që të mos ketë radhë më për qeverinë..!?

Për nder funksionojmë më mirë pa qeveri. Do kishim një hall më pak në kurriz… Do liroheshin helikopterët nga fluturimet VIP, trafiku nga eskortat e zhurmshme, shpenzimet publike nga piranjat…

Edhe lejet e ndërtimit i ndajmë vetë më mirë sesa i ndan qeveria. Me këtë rast do shpëtonim nga tenderat dhe koncensionet…

Më mirë pa qeveri sesa me këtë qeveri, që vetëm rren e s’e ke për një ditë të vështirë…

Nejse, si gjithmonë fajin e ka?
Saliuuuu…

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.