E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Për çfarë e përdorin më shumë shqiptarët internetin? ! 59% e tyre për FB dhe IG, por pjesa tjetër për…
Lajme

Për çfarë e përdorin më shumë shqiptarët internetin? ! 59% e tyre për FB dhe IG, por pjesa tjetër për…

Shqiptarët e përdorin internetin kryesisht për t’u bërë pjesë e rrjeteve sociale ku ndër më popullorët janë Facebook dhe Instragram. Të dhënat e një ankete të realizuar së fundmi tregojnë se 59 për qind e atyre që i janë përgjigjur kësaj ankete kanë konfirmuar se përdorin internetin për tu bërë pjesë e rrjeteve sociale, të ndjekur nga përdorimi për telefonata ose video thirrje (38%) dhe treti për të shkarkuar, parë ose dëgjuar muzikë dhe filma  (24%).

Gjatë viteve të fundit vihen re zhvillime dinamike në lidhje me internetin në vendin tonë. Duke bërë një diferencim mes të njëjtës ankete të realizuar nga IDRA Research & Consulting në vitin 2016 dhe asaj të vitit 2018 shohim se 63% e shqiptarëve deklarojnë se përdorin internetin ndërsa dy vjet më parë  deklaroheshin si përdorues vetëm 49% e tyre. Rritje të theksuar me 10 pikë përqindje në përdorimin e internetit vihet re në zonat rurale.1557726679_insta

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.