Për cilën “opozitë” e ka Rama këtë ftesë?

Për cilën “opozitë” e ka Rama këtë

Muslim Murrizi /

Por nëse do të ketë pazar tjetër me Ramën atëherë përse i lodhni militantët opozitarë çdo javë para bashkisë dhe çdo natë tek rrugica e shtëpisë së Berishës?

Çfarë nënkupton rezoluta “antikorrupsion” dhe çfarë do të bëjë ky komision i posaçëm?

Si mund të luftohet korrupsioni me komisione të posaçme pozitë-opozitë?

Çfarë strukture tjetër po mendojnë që të ngrihet përveç SPAK-ut që kanë 5 vjet qe na çanë trapin duke na e paraqitur si sukses dhe si arritje e meritë të reformës në drejtësi nga vetë rilindja?

Apo po mendojnë ta shkrijnë se nuk ju doli siç e prisnin dhe filloi të “kafshojë” edhe ata që nuk duhen kafshuar?

Pse heshtin qysh dje Ambasadorët?

Kjo deklaratë e Ramës është shumë e shumë më e fortë se çdo deklaratë e Metës qe thotë SPAK-u torollaku dhe dum Dumani, si edhe shumë më ashpër se ajo që ndoshta me të drejtë tha Monika që SPAK-u të rruan leshtë.

Kur Meta dhe Monika vetëm folën kundër SPAK-ut, Ambasadorët na çanë menderen njëri pas tjetrit duke deklaruar qe ndalni luftën ndaj SPAK-ut.

Po tani që Rama iu tha dje publikisht se do t’i bëj mutin SPAK-ut, reformës me drejtësi dhe kush e ka bërë reformën, pse rrinë si të dhjerë e të tredhur Ambasadorët?

Me cilën opozitë ka rënë dakord Rama për ta bërë këtë reformë për të korrigjuar reformën që u bë nga halli me 140 vota?

Një pazar për amnistinë ishte i turpshëm dhe i tepërt për opozitën reale dhe një akt qe bie era mut për pazarin mes Bardhit dhe Çuçit.

Por nëse do të ketë pazar tjetër me Ramën atëherë përse i lodhni militantët opozitarë çdo javë para bashkisë dhe çdo natë tek rrugica e shtëpisë së Berishës?

Opozita është në luftë me pushtetin dhe qeverinë sepse aty buron çdo e keqe, çdo vjedhje, çdo abuzim me taksat e shqiptarëve, por nëse herë pas here ulesh në një tavolinë me qeverinë, bën pazare me qeverinë dhe pastaj del e thua që kjo qeveri kjo mazhorancë është hajdute dhe duhet rrëzuar, nuk të beson kush sepse nuk janë lopë qytetarët.

Opozitë me zigzake si lufta e klasave në komunizëm ku herë proteston në rrugë, herë hipën sipër karrigeve në Kuvend apo sipër kangjellave për t’u futur në Kryesinë e Kuvendit pastaj ulesh për pazar me mazhorancën, pastaj herë deklaron se do shkulim Ramën, pastaj thua do heqim qafe Erionin, do t’i heqim mandatin Oltës, do fusim në burg Olsin dhe prap ulesh në një tavolin me këtë “bandë”, atëherë kjo quhet pa frikë opozitë leshi dhe pas çdo pazari apo akrobacie të tillë largohen me dhjetëra mijëra mbështetës e ngelen vetëm një grusht i vogël militantësh që nuk kanë as mundësi e as fuqi të bëjnë asgjë.

Në 14 maj 2023 opozita mori rreth 100 mijë vota në Bashkinë Tiranë. Si ka mundësi që prej 5 javësh në protestën para Bashkisë nuk vijnë më shumë se 1 e 100 e atyre qe votuan kundër Erion Veliajt?

Çdo pazar me Ramën dhe PS është pazar edhe me Erion Veliajn, është pazar me pushtetin, është pazar me çdo hajdut të mazhorancës kudo qe ai është dhe është në dëm të opozitës dhe zhgënjen çdo mbështetës të opozitës dhe çdo qytetar që është kundra kësaj qeverie.

Opozitë me deklarata bombastike se do ta heqim, do ta shkulim do ta përmbysim, do ta qërojmë e të tjera dhe pastaj e mbyllin me disa fjalime patetike të po të një njëjtëve individëve në çdo “protestë” që në fakt janë thjesht tubime dhe pastaj ulemi me këta “hajdutë” me këta “qelbësira” i bie që të bëjmë teatër të pështirë dhe bajat e të lexueshëm për cilindo.

Pra kujt “opozite” po i shkel syrin Rama e po fton në sofër për të ngrënë së bashku një mut të madh që në 2016-ën e hëngrën me detyrim të Donald Lu e Romana Vllahutinit?

Po Yuri Kim, titisti Escobar dhe vartësi i Alex Sorrosit sekretari Blinken që takoi veçmas në piramidën e diktatorit Hoxha z.Dumani, partizan Sokol Sadushin dhe kryetaren e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçen, çfarë mund të thonë për këtë “reformë” antikorrupsion të njeriut që korruptoi një shef FBI me të shkoqura dhe një gjeneral të ‘Guarda di Finanza’ me 3 hektar tokë?

Po Zonja Ambasadore e Bashkimit Europian dhe Ambasadori i Britanisë çfarë mendojnë?

Hahahaha rezolutë antikorrupsion e Ramës dhe komision të posaçëm për Shqipërinë 2030 është njësoj si certifikatë virgjërie të punonjësve të shtëpive publike.

E nëse dhe opozita bëhet pjesë e këtij pazari, atëherë Parlamenti duhet të quhet pa frikë fare bordello dhe Ambasadorët thjesht tutorë të kësaj bordelloje të madhe të politikës palaço-shqiptare.

Publikuar nga Publik Media