Për kë i ka? Klevis Balliu shkon me pranga në Kuvend
Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka ndarë në rrjetet sociale një foto ku shfaqet me pranga në duar.
Përkrah fotos, Balliu shkruan se me gjithçka që po ndodh në realitetin politik në vend, në Parlament nuk duhet të shkosh thjesht me dosje ligjesh, por “me pranga që të jesh në rregull”.
“Me këto që po shohim, në Parlament s’duhet të shkosh me dosje ligjesh, por me pranga që të jesh në rregull”, shkruan Balliu.
Postimi vjen vetëm një javë pas lajmit se Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku u mor e pandehur nga SPAK për veprën penale të “shkeljes së barazisë në tendera”, në lidhje me tunelin e Llogarasë.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



