Për makutërinë e oligarkut…
Debati për shembjen apo jo të Teatrit Kombëtar vijon me harxhimin e energjive të pafundme intelektuale, orë transmetimesh televizive, protesta njerëzish që besojnë, heshtje njerëzish që injorojnë, artistë që blihen, artistë që nuk shiten, opozitë që bën sehir, o
pozitë që tenton të implikohet. Edhe e bzamja prej marazit, edhe heshtja prej të njëjtit ndjesi janë produkte të të njëjtit presion frustrues.
Artistët dhe kushdo qëndron për kauzën nuk meriton veçse admirim. Si është e mundur që në kohën kur kemi njëmijë e një halle na duhet të çirremi edhe për një problem? Si është e mundur që një popull po përballet me një uragan zallamahie publike a thua se në fund të ditës, buka që hamë do të jetë më e mirë, ajri që thithim do të jetë më i pastër, shteti ku jetojmë do të ketë më shumë shpresë?
A do të gjejmë amshim paskëtaj?!… Sigurisht dhe jo. Sepse ata për të cilët shumica e blerë më parë ka votuar për të qeveris, janë po ata që janë angazhuar me të gjithë arsenalin për të ngop grykësinë e oligarkut të radhës, sepse pas vitit të Kastratit, tani na duhet të paguajmë për sezonin e Fushës, ndërkohë që po ushqejmë dhe Gjikuritë, dhe Gjokët dhe Idrizët e dreqin e të birin… Fiks mallkim me duart tona. Tamam të pështysh në qiell e të të bjeri në surrat. Teatri nuk duhet të prishet, vetëm pse Fushës i është tek të ngrejë kulla aty ku nuk mban më ujë pilafi. Teatri nuk duhet të shembet pse Erion Velija ka akoma borxhe për të larë gjakun e Ardit Gjoklajt që se lan perjetë. Teatri nuk duhet të prishet sepse edhe ashtu karrakatinë është shëmbelltyra e shoqërisë tonë. Teatri nuk duhet të prishet, dhe kushdo thotë të kundërtën e meriton të quhet pleh organik. Por më e rëndësishmja është se Teatri nuk duhet të prishet sidomos për faktin më të rëndësishëm…
p.s…sepse edhe kur oligarku ta marri kullën, e kur në fund e keqja të triumfojë prap…, të mjerët ne, nëse besojmë se mbaroi me kaq…
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



