E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha flet për rastin “McGonigal’: Janë paguar para për të hedhur baltë me shpifje ndaj meje!
Publik News

Basha flet për rastin “McGonigal’: Janë paguar para për të hedhur baltë me shpifje ndaj meje!

Prej javësh po diskutohet për skandalin e ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal dhe lidhjet e tij me politikanët shqiptarë.

Opozita ka ngritur akuza për pagesa të McGonigal edhe nga ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, por ky i fundit nuk ka folur për këtë çështje deri më tani.

Mbrëmjen e sotme Basha u ndal edhe te rasti i “McGonigal”.

Ai pretendon se sulmet ndaj tij po intensifikohen në prag të zgjedhjeve, në funksion të një interesi të lig.

Njësoj si në rastin ‘McGonigal’ balta e hedhur ndaj meje ka pasur vetëm një funksion: çimentimin e një pushteti që kurrë nuk e ka pasur interesin kombëtar dhe interesin publik si gjëja më e çmuar për t’u mbrojtur por përkundrazi është treguar i gatshëm të përbaltë kundërshtarët politikë interesat e veta personale. Kjo është një shpifje i bashkohet shpifjeve që bota mbarë i ka marrë vesh se janë paguar për qëllime të ngushta politike vetë protagonistët e ngjarjeve i kanë hedhur poshtë”, tha Basha.

“Ka qenë një rrugëtim plot sfida që nuk ka nisur me brezin tonë, por me paraardhësit. Ata kanë sakrifikuar gjithçka për këto ditë.

Kanë qenë etapat e fundit të një diplomacie të ngarkuar, por dhe finishi. Menjëherë pas deklaratës së presidentit Bush patëm një përshpejtim të arritjes së një konsensusi me palën serbe. Më pas dështimi i kësaj faze, i hapi rrugë shpalljes së pavarësisë. Momenti më i veçantë ka qenë kontakti i parë me sekretaren Rajs, ajo ishte personi më i lartë që ndiqte procesin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Shiko, asgjë nuk e zhbën sensin e privilegjit dhe krenarisë që kam për kontributin në pavarësinë e Kosovës dhe më shumë në grupin që hetoi krimet e Serbisë në Kosovë.

Ndërsa fatkeqësisht në Shqipëri ka një mekanizëm të lig në funksion të një interesi të lig, të errët. Lufta ndaj meje nuk kufizohet vetëm nga skandali McGonigal. Por edhe me sulme të tjera që intensifikohen në prag të zgjedhjeve. Zoti Gubi në hetimin e Shtëpisë së Verdhë në Mat, apo edhe  zoti Dash Peza kanë çmontuar shpifjet banale ndaj meje. Të gjitha këto akuza kanë rënë kanë dalë që janë të pavërteta”, tha Basha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.