E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Për pronarët shqiptarë të rërës, shkëmbinjve, ujit dhe diellit!
Publik News

Për pronarët shqiptarë të rërës, shkëmbinjve, ujit dhe diellit!

Po i rikthehem edhe njëherë “modelit” të të bërit turizëm. Më tërhoqën “denoncimet” e disa njerëzve që i konsideroj të besueshëm.

Në gjiret e Sarandës dhe në Ksamil, duhet të lahesh vetëm nëse paguan një shezllong. Ndryshe, “pronari” i shkëmbit dhe detit nuk të lejon të futesh në atë që quhet plazhi i tij privat.

Të paguash një shezllong nuk mjafton, duhet që edhe të porositësh drektën në restorant-kashtën e tij.
Pushuesve nuk u lejohen termuse, ushqime, pije e ujë me vete. Çdo gjë duhet ta blesh në “beach-barin” e tij.

Fotot e mëposhtme janë bërë në një gji në Mal të Zi, këtë verë.

Fotoja e parë tregon gjirin në tërësi. Jo më i gjatë se 800 m vijë bregdetare dhe strehon mijëra pushues në ditë.

Fotoja e dytë tregon sesi brenda tij janë gërshetuar hapësirat “publik-privat”.

Fotoja e tretë tregon një gji edhe më të vogël, aty pranë, ku sërish hapësira ndahet përgjysmë publik-privat.

Fotoja e katërt tregon një gji edhe më të vogël, ku nuk ka fare shezllongë.

E pra, çdo plazh ka mbi kokë hotele, që mund ta pretendojnë atë si plazhin e tyre.
Megjithatë, në çdo rast, edhe tek “privati”, ti zgjedh të marrësh: Vetëm çadrën, kushton 5 E. Çadrën + 1 shezllong, kushton 7 E. Çadrën me dy shezllonge, kushton 10 E.

Në asnjë rast, në asnjë vend, nuk ka një roje me hu në dorë, që të ndalon të marrësh me vete shishen e ujit, apo ushqim për vete e fëmijët.

Kushdo që merr leje për “plazh privat” nuk bëhet automatikisht pronar i rërës apo shkëmbit, ujit dhe diellit.
Ti zotëri, je pronar i shezllonëve vetëm. Çdo gurë, çdo grimcë rëre, çdo pikë ujë është pronë e të gjithë njerëzve që jetojnë në këtë territor që quhet Shqipëri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.