Për rrezikun ku gjendemi të gjithë, të pasur e të varfër
Po të flas ty dhe nëpërmjet teje gjithë të rinjve, që më shkruajnë a më ndalojnë në rrugë; apo edhe atyre që më shohin nga një tryezë kafeneje, që duan të më afrohen, por nuk guxojnë.
Nuk dua të vdes pa ju thënë këto fjalë.
Kam besim tek ju. Shkrova gjëra shumë të rënda dhe për një kohë të gjatë nuk e kisha ndarë mendjen nëse do t’ju flisja akoma për çka ndodh sot në botë. Për rrezikun ku gjendemi të gjithë, të pasur e të varfër.
Pikërisht, këtë nuk e dinë ata, njerëzit me pushtet. Nuk e dinë se dhe bijtë e tyre gjenden në një situatë mjerane.
Nuk mund të zhytemi në depresion, pasi është një luks, të cilin nuk mund t’ia lejojnë vetes, prindërit e fëmijëve që vdesin urie. Dhe nuk mundemi të ndryhemi me dy kyça nëpër shtëpitë tona.
Duhet t’i hapemi botës. Mos mendo se shkatërrimi është atje jashtë, po djeg si një zjarr mu brenda dhomave tona të ngrënies.
Jeta dhe toka jonë janë në rrezik.
Shkëputur nga- Perpara Fundit
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



