Mos u çudisni, fëmijët kanë shumë për të na mësuar dhe ne të “KIDS KOPSHT DHE ÇERDHE” kemi çdo ditë përvoja të tilla, ku fëmijët me çiltërsinë e tyre na bëjnë që t’i vëmë gishtin kokës.
Fëmijët duhet të jenë një pikë e rëndësishme referimi në jetën tonë.
Janë shembulli më i madh që kemi për të mësuar disa sjellje thelbësore, të cilat i kemi harruar në përditshmëri dhe që na bëjnë të arrijmë suksesin dhe përsosmërinë.
Shpesh, në rrugëtimin tonë të jetës, lëmë pas disa gjëra që në fakt duhet t’i rizbulojmë, duke mësuar pikërisht nga më të vegjlit…
Sot, unë jam munduar që të ndaj me ju të dashur prindër, disa nga fjalët e urta më të njohura në botë, të cilat do t’ju bëjnë që ta rizbuloni marrëdhënien me fëmijët; do t’ju lënë pa fjalë!
1. Ndërsa përpiqemi për t’u mësuar fëmijëve tanë gjithçka për jetën, fëmijët tanë na mësojnë se çfarë është jeta
2. Që të jeni në kujtimet e fëmijëve tuaj nesër, DUHET të jeni në jetën e tyre sot!
3. Një njeri me të vërtetë i pasur është ai që, fëmijët e të cilit vrapojnë në krahët e tij kur duart e tij janë bosh.
4. Ju kaloni dy vitet e para të jetës duke i mësuar fëmijët të ecin dhe të flasin.
Pastaj kaloni gjithë vitet e ardhshme duke u thënë atyre të ulen dhe ta qepin.
5. Mos i mësoni fëmijës tuaj se si të bëhet i pasur.
Mësoje se si të bëhet i lumtur.
Pra, kur të rritet, ai do të njohë vlerën e gjërave, jo çmimin e tyre!
6. Një vajzë pesëvjeçare pyeti vëllain e saj më të madh: “Çfarë është dashuria?”.
Ai u përgjigj: “Dashuria është që ti të vjedhësh çokollatën time nga çanta ime dhe unë të vazhdoj ta vendos në të njëjtin vend”…
7.Çdo baba duhet të kujtojë, se një ditë, djali i tij do të ndjekë shembullin e tij dhe jo këshillën e tij!
8. Çdo fëmijë është një artist. Çështja është se si të mbetet një artist në rritje.
9. Duhen njëzet vjet për një grua që ta bëjë burrë djalin e saj, dhe 20 minuta një gruaje tjetër për ta trullosur.
10. Pas çdo fëmije që beson në vetvete është një i rritur, i cili e ka besuar më parë këtë.
11. Fëmijët njihen me fatkeqësitë përmes njerëzve.
12. Mos harroni se fëmijët, martesat dhe lulet pasqyrojnë llojin e kujdesit që ata marrin.
13. Fëmijët janë kureshtarë. Fëmijët vëzhgojnë milingonat ndërsa të rriturit i shkelin.
14. Ka disa gjëra që fëmijët nuk bën që t’i dinë, sepse sapo t’i mësojnë ato, nuk do të jenë më fëmijë.
15. Fëmijët janë kureshtarë. Fëmijët vëzhgojnë milingonat, ndërsa të rriturit i shkelin.
16. Shërbimi më i madh që mund t’u bëjë fëmijëve një baba është të dojë nënën e tyre. (Merime)
17. Nuk kam takuar kurrë ndonjë që nuk kishte shumë fëmijë të zgjuar.
Pyes veten se si humbet e gjithë kjo zgjuarsi në moshën e rritur…
18. Fëmija është i vetmi që përjeton botën në mënyrë të vërtetë, të gjitha të tjerat janë artificiale. (Belou)
19. Një fëmijë hyn në shtëpinë tuaj dhe bën aq zhurmë për njëzet vjet, e cila është e vështirë të durohet.
Pastaj, largohet duke e lënë shtëpinë aq të heshtur sa që mendoni se do të çmendeni.
20. Rroba e shqyer korrigjohet, por fjalët e ashpra thyejnë zemrën e fëmijës.
21. Meqenëse i durojmë gabimet e miqve tanë, pse të mos i durojmë pra edhe gabimet e fëmijëve tanë. (Plutarku)
22. O, vite të lumtura. Kush nuk do edhe një herë të bëhet fëmijë! (Bajroni)
23. Fëmijët marrin grushta që u takojnë prindërve. (Italiane)
24. Jepini fëmijës më shumë liri: le të vrapojë, le të kërcejë, le të jetë i lirë, le të luajë dhe të argëtohet, le të mos jetë asnjëherë në qetësi. (Ruso)
25. Fëmija ushqehet me qumësht dhe lëvdata. (Lambi)
26. Fëmijët janë gjykatësit tanë të ardhshëm. (Gorki)
27. Ashtu si në dashuri, edhe në marrëdhëniet e fëmijëve me prindërit, më i dobët është ai që do më shumë. (Ruso)
28. Shpirti shërohet duke qendruar me fëmijët. (Fyodor Dostoyevsky)
29. Më e lehtë është të formoni fëmijë të fortë se sa të riparoni të rritur të prishur. (Frederick Douglass)
30. Fëmijët kurrë nuk kanë qenë shumë të mirë për ti degjuar të vjetrit e tyre, por ata kurrë nuk kanë dështuar që t’i imitojnë ata. (James Baldëin)
31. Fëmijët janë të prirur ta jetësojnë atë që ju besoni në ta. (Lady Bird Johnson)
32. Gjithmonë puthi fëmijët tuaj për natë të mirë, edhe në qoftë se ata janë në gjumë. H. Jackson Brown, Jr.
33. Ju mund të mësoni shumë gjëra nga fëmijët.
Sa durim keni, për shembull. Franklin P. Jones
34. Mos u shqetësoni se fëmijët nuk ju dëgjojnë; shqetësohuni se ata janë gjithnjë duke ju shikuar. Robert Fulghum
35. Fëmijët janë si çimento e lagur.
Çfarëdo që bie mbi ta bën një përshtypje. (Haim Ginott)
36. Përqafimet mund të bëjnë një sasi të mëdha të mirësisë – veçanërisht për fëmijët. (Diana, Princesha e Uellsit)
37. Pak a shumë të gjitha të vërtetat e ndershme që thuhen në botë, janë bërë nga fëmijët. (Oliver ëendell Holmes Sr)
38. Fëmijët të bëjë të dëshironi ta filloni jetën përseri. (Muhammad Ali)
39. Fëmijët kanë nevojë për modele, në vend se të kritikohen. (Joseph Joubert)
40. Nëse ju doni që fëmijët tuaj të përmirësohen, leri ata të ju dëgjojnë “padashje” gjërat e mira që ju i thoni të tjerëve për ta. (Haim Ginott)
41. Prindërit, lë ta trashëgojnë tëk fëmijët e tyre, jo pasurinë, por frymen e nderimit. (Plato)




