Përcillet për në banesën e fundit 42-vjeçari Besfort Ruanaj
Humbi jetën gjatë lojës në kalçeto
Besfort Ruanaj, 42-vjeçari që humbi jetën gjatë një loje futbolli dy ditë më parë, është përcjellë sot në banesën e fundit. Ceremonia mortore u zhvillua rreth orës 11:00 në Drashovicë të qytetit të Vlorës. Ruanaj jetonte në Gjermani dhe kishte ardhur në Shqipëri për të kaluar festat e fundvitit pranë familjes.
Ngjarja tragjike ndodhi gjatë një ndeshjeje futbolli me miqtë e tij në një fushë kalçeto pranë lagjes ku banonte. Pas një goditjeje me top në zonën e kraharorit, ai humbi ndjenjat dhe u transportua me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore.
Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, 42-vjeçari nuk mundi të mbijetojë për shkak të një arresti kardiak. Sipas informacioneve paraprake, analizat janë dërguar në Tiranë për autopsi, ndërsa rezultatet priten pas rreth tre muajsh për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



