E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përçmim për ata spurdhjakë me bluza te bardha qe e shesin fytyrën në derë të qeverisë
Publik News

Përçmim për ata spurdhjakë me bluza te bardha qe e shesin fytyrën në derë të qeverisë

Largimi nga puna i doktor Ilir Allkja eshte nje poshtersi qe na felliq te gjitheve, na fyen inteligjencen, dinjitetin, gjithcka.
Eshte indinjuese dhe neveritese sesi nje pushtet guxon t’ia perplase kaq lirshem publikut ne fytyre ndyresine dhe paturpesine e vet. Nese ne kete vend, denoncimi i realitetit u konsideroka shkelje e konfidencialitetit ne pune dhe mjeket u pushokan nga puna pse ankohen per kushtet e spitalit, nuk ka me fjale, por vetem peshtyme per te reaguar.

Por duhet te them se me vjen per te vjelle me shume nga koleget e dr. Ilirit, ata qe, pasi fyhen, poshterohen duke u lene ne kushte te mjerueshme pune, i kercenojne me buke goje (teksa disa prej tyre i majmin me tendera per te xhandarmeruar mbi koleget), i perdorin per politike e propagande, i bejne qepaze, duke i nxjerre ne rresht perpara Kryeministrit e ministrave, apo duke i vene te duartokasin a te kercejne valle popullore neper ballkone pavionesh, ne fund, i talline e perqeshin duke iu thene: Ju jeni heronjte qe mbani vijen e pare te frontit!

Ne fakt, keta, “heronj” pa dinjitet, pa rrasht e pa fytyre, qe i marrin neper kembe dhe i perdorin si lecke disa funksionaruce qeverie te krimbur ne korrupsion, e meritojne kete poshterim. Nuk mund te kete turp me te madh kur mjeket, jo vetem nuk reagojne per kushtet e tyre te punes, por nuk gjejne kuraje as te mbrojne veten kur kolegeve te tyre u bihet ne qafe kaq paturpsisht.

Respekt per dr. Allkjan dhe shume pak te tjere si ai, qe e kane permbushur detyren si mjeke e qytetare duke i thene te vertetat e tyre! Percmim per ata spurdhjake me bluza te bardha qe e shesin fytyren ne dere te qeverise dhe meshire per ata qe nuk kane guxim as te mbrojne fytyren e tyre.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.