E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përdhunoi shqiptaren, bullgari arrestohet duke pirë uzo
Publik News

Përdhunoi shqiptaren, bullgari arrestohet duke pirë uzo

Policia greke ka vënë në pranga shtetasin bullgar që akuzohet se përdhunoi një 50 vjeçare shqiptare, e cila punonte si pastruese në Athinë.

Autoritetet greke kanë nxjerrë 35 vjeçarin përpara gjykatës bullgarin, i cili ishte i veshur me jelek anti-plumb dhe i shoqëruar nga forca të shumta policie.

Mediat greke shkruajnë se në momentin që 35-vjeçari u arrestua dje ishte ulur pranë një kioske duke shijuar uzon për herë të fundit në liri, përpara se t’i vendoseshin prangat.

Bullgari është një person me precedent penal, pasi më parë ishte arrestuar dhe dënuar po për të njëjtën vepër penale, për të cilën u arrestua sërish, përdhunim.

“Ndërsa isha duke pritur për ashensorin, një burrë më tërhoqi për qafe dhe më futi në shtëpinë e tij në katin e parë.

Ai po më mbyste, më vuri duart në qafë. Ai më zhveshi, më çoi në dhomën e tij dhe më përdhunoi. Më goditi në fytyrë’, ka treguar gruaja.

Gruaja më pas përshkroi se si arriti të shpëtonte.

Në një moment, rreth orës 5 të pasdites, ai shkoi në kuzhinë për të gatuar.

Vura re se kishte një çelës në derë. E hapa dhe shkova në ballkon. Arrita të kaloj në shtëpinë ngjitur dhe të shpëtoj” tha ajo. 50-vjeçarja shpjegoi se nuk e njeh autorin 35-vjeçar. “Unë nuk e njoh fare. Unë dua që ai të dënohet” deklaroi shqiptarja.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.