E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përfaqësuesja e BE i jep mesazh të prerë autoriteteve serbe
Lajme

Përfaqësuesja e BE i jep mesazh të prerë autoriteteve serbe

Kallas: Zbatoni reformat e nevojshme dhe sqaroni drejtimin strategjik të vendit

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas i ka dërguar një mesazh të prerë autoriteteve serbe gjatë vizitës së saj në Beograd. Në një postim në rrjetet sociale, Kallas deklaroi se dëshiron që të shohë progres në rrugën e Serbisë drejt unionit.

Por për këtë është e rëndësishme që udhëheqësit politikë të zbatojnë reformat e nevojshme dhe të sqarojnë drejtimin strategjik të vendit, teksa vetëm pak ditë më parë kreu i shtetit serb mori pjesë në festimet e Ditës së Fitores në Moskë.

“Ky përparim arrihet më së miri duke rikthyer besimin e qytetarëve dhe duke qëndruar besnik ndaj parimeve demokratike”, tha Kallas në “X”.

Diplomatja europiane e nisi vizitën që të mërkurën në Beograd, ku u takua me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Në fokus të diskutimeve ishte edhe dialogu me Prishtinën.

Në një reagim, Vuçiç tha se Serbia është e angazhuar për një dialog konstruktiv nën mbikëqyrjen e Bashkimit Europian, por krijimi i Asociacionit mbetet kusht.

“I kujtova se krijimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe nuk është vetëm një detyrim i dakorduar, por edhe një kusht paraprak për përparim të mëtejshëm në dialogun dhe çdo normalizim të marrëdhënieve”,  shkroi Presidenti i Serbisë në rrjetet sociale.

Ndërkohë para nisjes në Kosovë, ku do të zhvillojë po ashtu një vizitë, Kallas në një tjetër reagim tha se “dialogu Prishtinë-Beograd është domosdoshmëri për të ecur përpara”. Sipas saj, koha për t’u “riangazhuar” në këtë proces është tani.

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.