E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përfshirja e 45-vjeçarit që u vetëvra në skandalin e mikrokredive  dhe sekuestrimi i 10 mln eurove
Lajme

Përfshirja e 45-vjeçarit që u vetëvra në skandalin e mikrokredive dhe sekuestrimi i 10 mln eurove

Detaje nga vetëvrasja e Olsi Ibros/ Dyshohet se piu fostoksinë para se

Foto nga vendi i ngjarjes

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë që ndodhi mëngjesin e së shtunës në Tiranë, ku Olsi Ibro, i akuzuar për mashtrimet me mikrokreditë, i dha fund jetës së tij, duke u hedhur nga lartësia e një pallati në ndërtim.

Dyshohet se 45-vjeçari ka pirë helm dhe më pas për shkak të gjendjes shëndetësore të rëndë që i ka shkaktuar vetëhelmimi, është ngjitur në pallatin në ndërtim për t’u vetëhedhur dhe për t’i dhënë fund jetës.

Kamerat e sigurisë kanë pikasur 45-vjeçarin të vetëm brenda në makinën e tij të parkuar para pallatit ku u vetëhodh. Nga pamjet që ka grupi hetimor, Ibro ka qëndruar për një kohë të gjatë i vetëm brenda në makinë, nga ku dyshohet se aty mund të ketë konsumuar edhe helmin.

Ndërkohë pritet ekspertiza mjekoligjore për të vërtetuar nëse 45-vjeçari është vetëhelmuar para se të hidhej nga pallati në ndërtim.

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me vetëvrasjen e Olsi Ibros në Tiranë, i cili ishte i akuzuar për skandalin e mirkorkredive. 45-vjeçari, nuk kishte asnjë masë nga ana e gjykatës. Ibro rezulton të jetë bashkëshorti i Elda Ibros, që është dhe administratorja e një prej këtyre kompanive financiare të përfshirë në skemën e abuzimit të qytetarëve, por de facto pronari ishte 45-vjeçari.

Gjykata në maj 2024 ka lënë në masën e sigurisë “arrest shtëpie”: Elda Ibron, Jorsida Dervishin, Alketa Tanushin e Kejda Seferi, ndërsa në burg janë: Arben Meskuti, Aldo Daka, Albert Gega dhe Edmond Mato, në kërkim ende Alban Kote.

Në 30 maj 2024 Prokuroria e Tiranës sekuestroi afro 10 milionë euro në llogaritë bankare të dy shoqërive të mikrokreditit dhe të nëntë personave, administratorë dhe përmbarues nga institucione të mikrokrediti dhe disa shoqërive të përmbarimit.

Sakaq, Prokuroria e Tiranës ka shpallur moskompetencë dhe dërgoi në SPAK dosjen. Micro Credit Albania është një institucion financiar jobankë i licencuar në vitin 2016 që drejtohej nga çifti Olsi dhe Elda Ibro, kjo e fundit shërbente edhe si administratore e shoqërisë MCA (Mikro Kredit Albania).

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.