E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përfundon mbledhja e Ramës me ministrat dhe drejtorët e Bashkisë
Lajme

Përfundon mbledhja e Ramës me ministrat dhe drejtorët e Bashkisë

Ka përfunduar pas disa orësh, mbledhja me dyert të mbyllura e kryeministrit Edi Rama me ministrat dhe drejtuesit e bashkisë së Tiranës.

Më herët, Rama foli në krye të mbledhjes me mediat ku lajmëroi disa nisma ligjore për të vendosur kontroll mbi territorin dhe duke paralajmëruar masa drastike ndaj abuzuesve.

Ai u ndal edhe te lirimi i zonave publike që janë bllokuar nga bizneset me qëllim përfitimi.

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar strukturat përgjegjëse për menaxhimin e territorit se do të ndiqen penalisht nëse nuk denoncojnë ndërtimet pa leje në territorin e tyre.

Rama njoftoi se një rregullore e bashkisë së Tiranës për menaxhimin e hapësirës publike do të adaptohet për tu kthyer në Rregullore Kombëtare për tju shërbyer si inspektorëve të Mbrojtjes së Territorit, qoftë dhe policisë bashkiake dhe asaj të shtetit, por dhe qytetarëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.