E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përfundon numërimi i votave në Kosovë, VETËVENDOSJA fitore historike
Publik News

Përfundon numërimi i votave në Kosovë, VETËVENDOSJA fitore historike

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përfunduar numrin e votave në 2.382 qendra votimi në Kosovë.

Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit fiton bindshëm zgjedhjet e 14 shkurtit, ku me përfundimin e numërimit të votave në të gjitha vendvotimet e Kosovës, ka marrë 47,86% të votave, duke u bërë kështu partia e parë pas shpalljes së pavarësisë që merr këtë rezultat të lartë.

Në vendin e dytë është PDK, me 17,41%, e treta LDK-ja me 13,08%. Ndërkaq, AAK ka marrë 7,43%, ndërsa Nisma Socialdemokrate 2,60%.

Pas humbjes së thellë që ka pësuar LDK, Isa Mustafa dje ka dorëzuar dorëheqjen para strukturave të partisë.

Mediat kosovare bëjnë me dije se në rezultatet e KQZ-së nuk janë të përfshira votat me kusht, ato me postë dhe personave me aftësi të kufizuara.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.