E diel, 18 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përgjegjësi morale
Sot

Përgjegjësi morale

Shumë vite më parë në Austri përplasen dy trena dhe nga përplasja plagosen dhjetra persona. Ministri i Transportit dha dorëheqjen asokohe. Pse e dha dorëheqjen?!

E dha dorëheqjen sepse përtej një përgjegjësie individuale ka një përgjegjësi morale, të cilën kabineti rilindas e ka shfaqje të huaj dhe as nuk e njeh hiç si koncept.

Pra, në të vërtetë Ministri i Transportit në Austri nuk ishte duke ngarë trenin kur ndodhi përplasja, por ishte duke ngarë ministrinë në ato çaste e meqënëse ishte duke ngarë Ministrinë e Transporteve, përgjegjësia morale binte pashmangshmërisht mbi të.

Ndërkohë në Shqipëri çdo skandal konsiderohet përgjegjësi individuale duke harruar se individi nuk është korruptuar si individ në shtëpinë e tij, por është korruptuar si një nënpunës në një institucion shtetëror , që ka një titullar mbi kokë mbi të cilin bie pashmangshmërisht përgjegjësia morale.

Post Scriptum- Institucioni i përgjegjësisë morale është krejt i huaj në realitetin shqiptar.

një kompjuter laptop i ulur në majë të një tavoline prej druri.
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.