Përgjimet e reja me biznesmenin në Tiranë: Donte të punonte kjo tek ty
Hermes Nikaj, i njohur si “Zogu i Tiranës” ishte i përfshirë në një rrjet të gjerë prostitucioni, duke vënë në shfrytëzim vajza të reja dhe meshkuj, nga të cilët ai merrte përqindjen e tij për çdo marrëdhënie seksuale që ata kryenin.

Anjeza Bena në komunikimet që kryen me Zogun, i kërkon këtij të fundit që ti gjejë vajza për “sfilatë”, duke i rekomanduar dhe emra konkretë, përmend dy vajza “E.” apo “K.”, po Zogu i përgjigjet se nuk mund ti gjente dot në atë kohë. Bena gjatë bisedës ia kërkon troç Hermes Nikaj, duke i pohuar këtij të fundit “…na gjej ndonjë p…,s’ka ndonjë p… se për qejf i duam nuk i duam për hall…”
Më poshtë do vijoni lexoni bisedat e plota të përgjuara nga prokuroria e Tiranës me pronarin e restorantit të peshkut:
Në datën 22 korrik 2019, Hermes Nikaj telefonohet nga një biznesmen në Tiranë, që menaxhon një restorant peshku, i cili është identifikuar me emrin “Turi”.Të dy së bashku flasin në mënyrë të koduar, dhe sapo mbërrin vajza, “Turi” i thotë Zogut se ka vend pune në restorant për kuzhiniere, dhe mos diskutonte fare asnjë fjalë. Mes tyre zhvillohet kjo bisedë:
Zogu:Hë zemra
Turi:Hë zemra nga bëhet
Zogu:Hiç të bëfsha
Turi:Mirë mo mirë
Zogu:Donte të punonte kjo tek ty
Turi:Ça të punonte mo vëlla?
Zogu:A e kupton?
Turi:Lere e mora vesht, të vijë patjetër. Ka vend për kuzhiniere, mos e diskuto fare.
Zogu:Ok, sa të bëjë e përgjithshmja
Turi:Kur do vish sot
Zogu:Jo sot, nesër ose pasnesër.
Turi:Ok, nesër në darkë. Paradite kur të duash, vetëm më lajmëro se po merrem me shpinë e re.
Zogu:A do me njoftu, hajt se të shkruaj unë…
Teksa “Zogu” ka gjetur vajzat ai ka telefonuar të nesërmen biznesmenin “Turi” dhe mes tyre zhvillohet kjo bisedë si më poshtë?
Turi:Po
Zogu:Do bëhesh gati për sonte
Turi:Po po, po më në rregull
Zogu:Hajt
Turi:M’rregull
Zogu:Hajt mirë ju gjeça
Turi:Hajt
Zogu:Hajt
Turi:Çao çao, mirë ardhsh
Zogu:Hajt
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



