E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përlotet Adnan Xholi: 28 vite në drejtësi, sakrifica për ligjin dhe familjen
Lajme

Përlotet Adnan Xholi: 28 vite në drejtësi, sakrifica për ligjin dhe familjen

Prokurori i SPAK, Adnan Xholi, një prej kandidatëve për të marrë drejtimin e Strukturës së Posaçme, pati një moment të ndjerë gjatë prezantimit të tij, teksa zëri iu drodh kur foli për familjen dhe ndikimin që ka pasur puna në jetën e tyre.

Duke rikujtuar përballjet me grupet kriminale që në fillesat e karrierës, Xholi u shpreh se kostoja personale ka qenë e pashmangshme. “Cilësia e jetës ka ndryshuar. Unë dhe familja ime nuk jemi më të parët,” tha ai, duke theksuar se ligji dhe detyra kanë qenë gjithmonë prioritet absolut.

Ai u pyet në mënyrë të drejtpërdrejtë për ndikimin njerëzor të këtij profesioni:

Pyetje: “Ju jeni përballur me banda që në fillimet e karrierës. Si ka ndikuar kjo te ju si individ dhe te familja juaj, pra te Adnan Xholi njeriu, jo prokurori?”

Xholi: “Ka ndryshuar cilësia e jetës. Unë dhe familja ime nuk jemi më të parët.”

Në vijim të fjalës së tij, Xholi ndaloi te filosofia e punës dhe eksperienca profesionale.

“Filozofia ime në punë është bashkëpunimi në grup. Nuk mendoj se suksesi i një prokurori matet me numrin e të arrestuarve, por me aktet e forta që mbërrijnë në gjykatë. Jam në vitin e 28-të të ushtrimit të pandërprerë të këtij profesioni. Kam nisur punën si prokuror në vitin 1999, në Gjirokastër,” u shpreh ai.

Mandati i drejtuesit aktual, Altin Dumani, përfundon më 18 dhjetor dhe gara për postin e tij është hapur zyrtarisht. Katër kandidaturat që konkurrojnë janë: Adnan Xholi, Doloreza Musabelliu, Klodjan Braho dhe Elvin Gokaj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.