Përplaset nga një makinë në Itali aktori i madh amerikan
Aktori George Clooney ka pësuar aksident në Sardenja të Italisë, teksa udhëtonte me motor.
Aktori dhe regjisori i famshëm amerikan është dërguar me urgjencë në spital, ku edhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
I ndodhur në shtetin italian për të realizuar xhirimin e disa serive të filmit të tij të ardhshëm, Clooney është përfshirë në një aksident këtë mëngjes.
Ai është përplasur nga një makinë, teksa udhëtonte me motor.
Sipas mediave italiane, dëmtimet nuk janë të mëdha. Bëhet fjalë vetëm për një gërvishtje dhe shembje në pjesën e gjurit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



