Përse Erdogan nuk kopjon Putinin ?
Mund te duket pak sa e cuditshme pyetja qe shtrohet sepse Erdogan dhe Putin kane shume gjera te perbashketa ne shume aspekte, por te pakten ne aspektin e kontrollit te inflacionit dhe kursit te kembimit Erdogan nuk po arrin dot te kopjoje germe per germe Putinin, I cili ka arritur me se fundmi te vere nen kontroll inflacionin dhe kursin e kembimit te Rubles.
Lajmi I para ca ditesh qe banka qendrore ruse do te kembente me cmim fiks 1 gram ar me 5,000 rubla ruse perben nje zhvillim te rendesishem ne fushen e shahut valutor boteror dhe perben nje kthim te fuqishem ne te ashtuquajtur Standartin e Arit. Ky system me pak fjale mund te permbledhet ne faktin qe nje banke qendrore e caktuar fikson cmimin e arit ne nje vlere te caktuar te monedhes se saj dhe e kemben ate ne cdo moment ne vleren e caktuar. Por ky angazhim I bankes qendrore e detyron ate te kete me pare rezerva te mjaftueshme te arit ne “caveaut” e saj dhe mbi te gjitha te limitoje respektivisht sasine e parave qe hedh ne sistem. Ky system sjell si pasoje qe vlera e monedhes vendase do te percaktohet nga cmimi I arit ne bursat nderkombetare apo nga sasia e arit qe banka disponon dhe jo nga shkembimet ne forex.
Presidenti Putin ja doli me se miri te fiksoje kursin e kembimit te rubles ruse ne tregjet nderkombetare te valutave per arsyen e thjesht se dispononte afersisht 2,500 ton ar reserve ne banken qendrore. Por perse Presidenti Erdogan nuk po arrin dot te beje te njejten gje, nderkohe qe inflacioni sipas raportimeve te fundit ka kapur shifren e frikshme prej 73%. A mos duhej ti kishte bere me mire detyrat e shtepise ne prag te nje lufte qe pritej me kohe dhe ne vazhden e perplasjeve te vazhdueshme me superfuqine amerikane me pasoje luhatjet e furishme te lires turke ne tregjet valutore.
Me nderhyrjet qe Erdogan beri para festave te vitit te ri, sic ishte ajo e vendosjes se limiteve ndaj qytetareve qe donin te kembenin lirat turke ne valuta te huaja, ai arriti te korrigjonte vleren e monedhes turke nga 20 lira per euro ne 11.5 lira brenda shume pak diteve, por me sa duket kjo nuk ishte e mjaftueshme sepse sot ajo shkembehet perseri ne 16.5 lira per euro. Edhe tentativa e tij e fundit per te blere arin privat te shtetasve turq nuk po shkon sic parashikohej pasi edhe patriotizmi ka limitet e veta kur behet fjale per te shitur arin e familjes ne nje monedhe qe zhvleresohet dita dites dhe luhatet fuqishem cdo dite. Shtetasit turq e konsiderojne arin familjar te fshehur nen dyshek shume te rendesishem per sigurine e tyre financiare pasi qe besimi ne monedhen e tyre kombetare ka qene gjithmone I brishte.
Turqia disponon afersisht 400 ton rrezerva ari ne banken e saj qendrore, pra afersisht sa 1/6 e asaj te Rusise nderkohe qe Gdp-ja e saj prej 700 Billion dollare eshte sa 40% e asaj ruse prej 1.8 Trillion dollare. Po te shikohet me kujdes bilanci I pagesave te dy vendeve do te vihet re edhe ketu nje dallim I madh mes dy vendeve, me Rusine qe ka nje suficit dhe Turqine nje deficit te konsiderueshem ne raport me Gdp-te respektive. Kjo e ben shtetin Turk shume me vulnerabel nga pikepamja e fluksit te shkembimeve valutore te brendeshme por edhe subjekt I goditjeve speculative, ne tregun valutor nderkombetar te Forexit, nga investitoret e huaj te gatshem per te perfituar financiarisht nga keto situata.
Nga kjo analize mund te konkludojme qe Turqise I duhen me shume rezerva ari ne rraport me Gdp-ne krahasimisht me Rusine per te kopjuar ne menyre identike ate cka beri banka qendrore ruse. Ne kete pike Turqia gjendet perballe nje sfide madhore te kontrollit te inflacionit dhe stabilizimit te monedhes dhe duhet te gjeje patjeter nje menyre per ta zgjidhur kete problem afatgjate qe ka grryer fuqine blerese te banoreve dhe ka varferuar jashte mase shtresat me ne nevoje. Nje nga zgjidhjet e mundeshme eshte nje vale e konsiderueshme privatizimi I nje pjese te aksioneve qe qeveria turke ka ne disa ndermarrje strategjike apo edhe prona te tjera per ti lejuar asaj te bleje sasi te medha ari qe te mund te perdoret si garanci per stabilitetin financiar te vendit dhe te monedhes kombetare.
Ajo cka vihet re vitet e fundit eshte fenomeni I blerjes se vazhdueshme te sasive te konsiderueme te arit nga bankat qendrore te vendeve ne zhvillim si Brasili, India, Kina, Rusia apo edhe vende te tjera me te vogla. Nga kjo pikepamje mund te nenvizohet rendesia qe edhe vendi yne te ndermarre politika te tilla te ngjashme diversifikimi te reservave valutore.
Nuk duhet harruar fakti qe suksesi I kripto monedhave ne tregjet nderkombetare, pervec teknologjise se blockchain qe ka nga mbrapa dhe qe konsiderohet e rendesishme nga shume aspekte, eshte si rezultat I faktit qe keto monedha kane nje limit ne sasine qe mund te prodhohen dhe kerkojne sasi te konsiderueshme energjie ne procesin e prodhimit te tyre. Kjo I ben nje strument pagese te sigurt perballe monedhave “fiat” ku kosto e prodhimit eshte qesharake dhe sasia e tyre ne qarkullim eshte subjekt I vendimarrjes se grupeve te interesit financiar qe ndikojne mbi bankat qendrore.
A mos ndoshta jemi ne prag te nje rikthimi ne sistemin e “gold standard” pas me shume se gjysem shekulli. Jane te shumte ekspertet nderkombetare te ekonomise qe e konsiderojne kete nje zgjidhje ndaj problemit te inflacionit qe ka goditur boten muajt e fundit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



