E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përse heshtet për vrasjen e një biznesi?
Lajme

Përse heshtet për vrasjen e një biznesi?

Një ngjarje e “vogël” në Malësi të Madhe kaloi pa shumë shurmë, ose pa zhurmë fare. Një kompleks turistik në zonën Qafë Thore, ndërtuar nga Gëzim Olaj, u dogj. Duket se nuk ka dyshime për origjinën e zjarrit, pasi njoftimet e para folën për hedhjen e lëndës djegëse, benzinë, dhe padyshim ky nuk është një aksident.

Një investim shumë i kushtueshëm, një investim që i shton kësaj malësie një tjetër destinacion turistik, gjë që çoi edhe gjysmën e qeverisë për të prodhuar një spot promovues atje, në kuadër të agro-turizmit. Por ndërsa ishte i mbuluar ende me borë, u dogj tërësisht.

Motivet s’i dimë ende zyrtarisht, konkurencë apo hakmarrje personale. Nuk ka shumë rëndësi, është pakashumë e njëjta gjë. Ndërsa pasoja është një: Një investim i humbur dhe një gur më shumë në qafën e besimit për të investuar në këtë vend.
Por ajo që të vret më shumë është heshtja e policisë, heshtja e qeverisë dhe heshtja e komunitetit të biznesit, në Shkodër e Tiranë.

Për mjedisin ekonomik, të djegësh qëllimisht një biznes, është njësoj si të vrasësh një sipërmarrës./ Mentor Kikia

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.