E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përse nuk rriten pensionet?
Lajme

Përse nuk rriten pensionet?

Në 2013, qeveria financonte 3.27% të PBB-së, ndërsa në 2023, vetëm 1.77%

Ka një vend ku qeveria socialiste është treguar e kursyer. Është skema e pensioneve!

Unë kam shumë lexues pensionistë . Një prej tyre më pyeti: “Po mirë moj vajzë, më trego një arsye përse pensionet nuk u rritën por vetëm u indeksuan gjatë periudhës socialiste? Qeveria thotë që   nëndeklarimi i pagave është faktori kryesor i mos rritjes së pensioneve………”

Nga toni m”u duk si nga Vlora që ka arritur majat! Kam mësuar të jem e kujdeshme edhe e butë me vlonjatët, ndaj konfirmova edhe nje herë të dhënat e bëra grafikun!

Fondi i sigurimeve shoqërore financohet nga dy burime të ardhurat nga sigurimet shoqërore dhe mbështejta buxhetore.

Në vitin 2013 mbidheshin 3,8% e prodhimit të brendshëm bruto, sigurime shoqërore, në vitin 2023 nga sigurimet u siguruan 5,3% e prodhimit të brendshëm bruto. Pra kemi më shumë deklarim edhe më shumë të ardhura nga sigurimet shoqërore. Pra nëndeklarimi nuk është faktori kryesor.

Por ajo që ka ndodhur është ulja e mbështetjes nga buxheti për pensionet. Në vitin 2013 qeveria financonte me 3,27% te prodhimit të brendshëm bruto ndërsa në 2023 mbështejta buxhetore për pensionistët ra në 1,77% të PBB-së, duke e ulur buxhetin e sigurimeve shoqërore nga. Pra janë rritur kontributet që paguajnë punëmarrësit dhe punëdhënësit por është zvogëluar mbështetja e qëverisë për skemën, me plot 350 milionë euro.

Pensionistët duhet ta përgëzojnë qeverinë e cila është treguar e kujdeshme edhe ka kursyer duke ulur shpenzimet totale për pensione nga 7,07% e PBB -së në 2013 në 6.9% të PBB-së ne 2023.

Qeveria ka pasur prioritetet të tjera? Inceneratorët? Lungomare-t edhe pedonalet? Mbase!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.