Përse nuk shoqërohet dhe arrestohet Ardi Veliu?!
Ylli Manjani
Një pyetje na lind vetiu në kësi rastesh:
Përse nuk shoqërohet dhe arrestohet Ardi Veliu,i cili jep konkluzione hetimore në publik?! Raportet e agjensisë që ai drejton presupozohen të jenë materiale hetimore dhe jo për konsum publik.
Të guxojë një gazetar ti nxjerrë ato konkluzione në publik! I sulen të gjithë komisariatet dhe prikuroritë në kurriz për përhapje sekreti hetimor.
Po Ardi Veliu përse nuk trajtohet njësoj?!
Nuk po them ta arrestojnë për mashtrim të publikut dhe shpërdorim të hapur me detyrën kur manipuloi provat në çështjen “xhafa”,”Klodian Rasha” apo çështja e vrasjes elektorale në Elbasan, apo qoftë edhe për fyerjen që i bëri të ëmës së djalit që e rrahu policia tek diga e liqenit.
Nuk po them, sepse një zyrtar i tillë me këtë sjellje duhet të ishte harruar në burg.
Por të paktën ta arrestojnë për përhapje të sekretit hetimor. Aq më tepër kur prokuroria është e gatshme të arrestojë cilindo që boton materialet e hakerave, të cilat nuk janë materiale hetimore.
Gjithmonë tek barazia para ligjit e kam fjalën..
😡
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



