E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përshkallëzohet protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit
Lajme

Përshkallëzohet protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit

Situata është tensionuar përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë, ku një grup protestuesish kanë ndërmarrë veprime që kanë përshkallëzuar situatën gjatë tubimit.

Disa prej të rinjve kanë shkulur kangjellat metalike të vendosura në rrugë, duke i përdorur në aksionin e tyre përpara godinës së institucionit. Në të njëjtën kohë, në drejtim të ministrisë janë hedhur gurë dhe sende të forta.

Protesta ka nisur që në orët e mëngjesit, pasi studentë dhe gjimnazistë kanë braktisur mësimin dhe janë bashkuar në marshimin drejt Ministrisë së Arsimit. Pjesëmarrësit kanë artikuluar kërkesa për ndryshim dhe kanë lëshuar thirrje kundër qeverisë.

Përshkallëzimi i situatës shënon një tjetër moment tensioni në protestën studentore, e cila vjen pas përplasjeve të një dite më parë në kryeqytet.

Zhvillimet para ministrisë pritet të vijojnë të ndiqen nga afër, ndërsa mbetet për t’u parë nëse situata do të qetësohet apo do të ketë përplasje të tjera.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.