E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Phil Collins rrëfen betejën me alkoolizimin :
Showbiz

Phil Collins rrëfen betejën me alkoolizimin :

Njerëzit vinin të më thoshin lamtumirë!

Legjenda e muzikës britanike Phil Collins ka folur hapur për një nga periudhat më të errëta të jetës së tij, duke zbuluar se për vite me radhë luftoi me një varësi të rëndë nga alkooli.

Artisti rrëfen se gjendja e tij ishte përkeqësuar aq shumë, sa njerëzit që e vizitonin mendonin se po i jepnin lamtumirën e fundit.

“Njerëzit vinin të më thoshin lamtumirë”, është shprehur Collins, duke përshkruar momentet e vështira që përjetoi gjatë periudhës së varësisë.

Këngëtari ka treguar se alkoolizmi ndikoi rëndë në shëndetin e tij fizik dhe mendor, ndërsa vitet e fundit është përballur edhe me probleme serioze shëndetësore që e detyruan të largohej nga skena.

Phil Collins, një nga artistët më të suksesshëm të muzikës botërore, njihet për hitet e tij të shumta si artist solo dhe si frontman i grupit Genesis. Rrëfimi i tij vjen si një dëshmi e fortë për pasojat që mund të sjellë varësia nga alkooli, por edhe për përpjekjen për ta përballuar atë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.