E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Piciri i  listës nga  PD,pranon mandatin
Politikë

Piciri i listës nga PD,pranon mandatin

Një tjetër kandidat nga listat shumëemërore të PD-së për qarkun e Tiranës, ka pranuar mandatin e deputetit.

Mësohet se kandidati i PD-së në zgjedhjet e qershorit 2017, Erion Piciri, ka dorëzuar në KQZ formularin e vetdeklarimit, duke pranuar kështu të jetë deputeti i ri në Kuvendin e Shqipërisë.

Nismës së opozitës së bashkuar për të qenë jashtë parlamentit, që e quajnë të kriminalizuar, nuk i janë bindur disa deputetë apo kandidatë për deputetët në zgjedhjet e fundit parlamentare. Disa syresh, si Rudina Hajdari, Lefter Koka apo Myslym Murrizi, nuk dorëzuan mandatin e deputetit. Ndërsa të tjerë pranuan të zinin venet vakante në parlament, pas dorëzimit të mandateve nga deputetë të opozitës. Dy grupimet krijuan kështu të ashtuquajturën “opozita e re”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.