PIRAMIDAT, mësimi që s’po e mësojmë dot!
Ylli Manjani

Rasti “Gulf” është dëshmia më e fundit që piramidat financiare lulëzojnë shumë kollaj!
Tregu mbetet krejt i pasigurtë për konsumatorin! Megjithëse jemi shtet me rekomandim në xhep!!!
Mashtuesit po na thonë: pijini lëngun Rekomandimit! Edhe lobbimit të qeverisë!
Skema aktuale e mashtrimit bëhet me kompani OFF-SHORE! Janë kompani që hyjnë në treg me pronësi të fshehtë dhe smbajnë asnjë përgjegjesi para askujt!
Ska se si, sepse nuk i njeh askush!
Nafta, infrastruktura dhe Bankat janë realisht të ekspozuara nga mashtruesit e rinj OFF-SHORE!
Mashtrimi vijon. Qeveria nuk zbaton
dot asnjë ligj apo direktivë! Edhe sikur të mos jetë e përfshirë në këto skema të tregut të mashtruesve, prap kontrolli i përgjegjshmërisë së operatorëve të tillë është i vështirë!
Në fakt rasti “GULF”, në fakt është dështim total i agjensive publike që kontrollojnë konkurrencën dhe standartet e tregut!
Dhe përgjegjësi ka Qeveria, pa asnjë dyshim!
Por mësimi që duhet të mësojmë është:
Asnjë investitor OFF-SHORE nuk mund të lejojet të investojë në një treg si ky yni!
Duhen ndaluar me ligj!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



