Pishinat e Erion Veliajt furnizohen nga ujërat e zeza!
Pishinat e Erion Veliajt furnizohen nga ujërat e zeza!
https://www.instagram.com/reel/C9cvcDHts5H/?igsh=MzRlODBiNWFlZA==
Para 2 vitesh, me Deborah Keçin në krah, si drejtoreshë e klubit Tirana, Erion Veliaj tha me zë të lartë se kompleksi i pishinave tek Liqeni do të kalojë në administrim të bashkisë dhe do jetë një kompleks që do e kenë zili të gjithë.
Por, sot, kur aty është vjelë para nga çdo drejtor dhe zyrtar që merret me menaxhimin e këtij kompleksi, të rinjtë që kanë zgjedhur të frekuentojnë këto pishina po lahen në një ujë llum dhe që mesa duket pishina furnizohet nga ujërat e zeza.
Siç edhe e shini në video nga fundi i pishinës del ujë i zi, që nuk dihet se nga vjen, por që e sigurt është që mbart mikrobe pa fund.
Mesa duket çdo punë që merr në dorë bashkia e Tiranës shkon keq e më keq. Cili do jetë justifikimi për këtë rast?
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



