E premte, 16 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pjepri
Publik News

Pjepri

Shkrimtari francez Romen Rolan shkroi dikur se “gruaja dhe pjepri nuk njihen me sy”. Kurse unë mendoj se vetë pjepri mund të shërbejë për të njohur disa njerëz, mjaft të shohim mënyrën se si sillen me të.
Njeriu nikoqir, bie fjala, kur e ndan pjeprin në thela e mban thikën nga jashtë duke e prerë lëkurën sa më të hollë, ndryshe nga dorëlëshuari që e fut thikën nga brenda pa pyetur se tok me lëkurën hedh në plehra edhe një pjesë të tulit.

Njeriu bujar pret një thelë të madhe dhe ta zgjat me dorën në zemër, ndryshe nga cinguni që, edhe kur të jep një thelë të vogël, të sheh sikur të ka dhënë pjesë nga zemra…
Interesante është edhe sjellja e njerëzve të politikës në raport me pjeprin. Dhe jo nga mënyra se si e presin por nga arsyet pse nuk e ndajnë.
Mona, psh, nëse do të kishte një pjepër nuk do ta priste, por do të preferonte ta merrte në sallën e parlamentit dhe të gjuante me të Edi Ramën.

Vetë Edi Rama nuk e quan të nevojshme ta ndajë pjeprin: Si edhe tepsinë, e do të gjithë për vete.
Madje edhe Luli nuk e ndan pjeprin, por për një arsye krejt tjetër: Ka frikë se mos pret dorën me thikë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.