E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Plani për dërgimin e avionëve luftarakë nga Britania në Ukrainë, kërcënon Rusia: Do të ketë pasoja ushtarake për të gjithë Europën
Lajme

Plani për dërgimin e avionëve luftarakë nga Britania në Ukrainë, kërcënon Rusia: Do të ketë pasoja ushtarake për të gjithë Europën

Rusia ka paralajmëruar Britaninë e Madhe për planin për pasojat që mund të sjellë dërgimi i avionëve ushtarakë në Ukrainë.

ff-9

Ambasada ruse në Britani ka kërcënuar se ky veprim do të kenë “pasoja ushtarake dhe politike për të gjithë kontinentin evropian”, sipas agjencisë së lajmeve TASS.

Siç kemi raportuar më herët, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka shfrytëzuar udhëtimin e tij të befasishëm në Britaninë e Madhe për të apeluar për dërgimin e avionëve në vendin e tij, duke i quajtur ata “krahë për liri”.

Pavarësisht presionit nga ish-kryeministri Boris Johnson për të pranuar kërkesën, pasardhësi i tij Rishi Sunak ende nuk është nënshkruar me planin.

Sunak njoftoi më herët planet për të trajnuar pilotët ukrainas, duke u hapur përfundimisht rrugën atyre që të jenë në gjendje të fluturojnë me avionë të standardeve të NATO-s.

Zëdhënësi i tij tha gjithashtu se sekretari i mbrojtjes Ben Wallace do të shqyrtojë dërgimin e avionëve si një “zgjidhje afatgjatë”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.