E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Plumba ndaj punonjësit të policisë, i plagosuri në luftë me vdekjen…
Lajme

Plumba ndaj punonjësit të policisë, i plagosuri në luftë me vdekjen…

Detaje të reja janë bërë me dije lidhur me plagosjen e punonjësit të policisë Ardian Roçi në Dibër, pasditen e sotme.

Policia njofton se:

Rreth orës 19:10, policia u njoftua se është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore një shtetas i plagosur me armë zjarri.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor dhe nga verifikimet paraprake ka rezultuar se:

Shtetasi Naim Muliu, 55 vjeç, banues në Peshkopi, punonjës policie, me detyrë Ndihmës Specialist në Seksionin e Teknologjisë dhe  Përgjimit në Drejtorine Vendore të Policisë Dibër,  duke u kthyer me mjetin e policisë nga një shërbim pune nga Maqellara për në Peshkopi, me shtetasin A.R., me detyrë Specialist i IT, (punonjës civil në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër), dyshohet se pas një konflikti të çastit e ka plagosur me pistoletë këtë të fundit.

I dëmtuari ndodhet në gjëndje të rëndë për jetën në Spitalin e Peshkopisë.

Një helikopter i Ministrisë  së Mbrojties është nisur  për ta percjellë drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar.

Autori i dyshuar është arrestuar për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

Në drejtim të Dibrës është nisur menjëherë Zvdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit së bashku me një grup specialistësh.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.