Po Edi Rama,çfarë burri e quan veten ?
Përpjekja e kryeministrit për të kompensuar dhimbjen që ua shkakton burrave me perkedheljen e herepashershme qe u ben grave është nje genjeshter me shume. Nuk ka menyre me origjinale sot per t’i shkatërruar jetet e grave sesa te keqtrajtosh burrat e tyre. Nje burre i poshteruar prej shtetit, i braktisur rrugeve si zorro, pa pune, pa mundesi per te fituar ndershem dhe pa nje te ardhme per femijet e tij, është nje mine me sahat qe shperthen tek fytyra e gruas se tij, sapo te kthehet ne shtepi, pasi ajo është hallka me e dobet e ekuacionit te dhimbjes. Ky është argumenti me i madh qe tregon se “perkedhelja” e Rames per grate nuk është dashuri per to, por është nje kurth, është populizem, është nje genjeshter e madhe dhe nje pije aromemirë e perzier me helm! Ndersa ky vete rri fare burri qe ka marre me pare te pista dhe me mashtrime votat e ketyre burrave, zgerdhihet nate e dite ne rrjetet sociale duke shitur llogje me shumice e pakice deri ne neveri. Po ti çfarë burri e quan veten zoti Rama?
***
Burrat në periferi na thonë s’ka gra këtu”/ Rama: Ku shkojnë në darkë, me kë i bëjnë fëmijët?!
Edi Rama deklaroi se gratë dhe vajzat shqiptare nuk mund të jenë vetëm ‘dekor’ por të bëhen pjesë e vendimmarrjeve. Mes të tjerash, kreu i qeverisë, njëherësh kryetar i PS-së ngriti shqetësimin se në zonat periferike në Tiranë roli i gruas nuk vlerësohet, ndërsa ironizoi burrat.
“Në periferi të Tiranës, që është bërthama e metropolit, situata është alarmante, pasi jo vetëm që kemi struktura që s’ka asnjë grua, por kemi burra që thonë; s’ka gra këtu ku jemi ne. Se ku shkojnë këta në darkë…!(qeshin nga salla). Se me kë i bëjnë fëmijët këta?! Se kush kujdeset për ta! Kjo mbetet pikëpyetje e madhe”, pohoi Rama.
“Nuk është e lehtë që në të gjitha organizatat socialiste të kalojmë nga kryesimi në bashkë kryesim. Është një hap shumë kurajoz, por që nuk duhet lënë në asnjë mënyrë me kaq. Mbi të gjitha duhet të materializohet si një përpjekje e përbashkët e të gjithëve, e deputeteve, kryetareve të bashkive, e këshilltarëve, ministreve dhe zv.ministreve. Për të mos lejuar që materializimi i kësaj nisme të jetë fiktiv (nisma ‘Edhe një’), për të mos lejuar që përmes fiktivitetit gratë dhe vajzat mos të përdoren si ‘dekor’. Dje kemi diskutuar këtë gjë në Kryesi, të gjithëve u pëlqen kjo nismë. Por kuptohet se djalli fshihet në detaje. Mbi të gjitha, me të drejtë një pjesë e anëtarëve të kryesisë shprehën shqetësimin se mos edhe kjo nisme përsëri nuk na çon më tutje sesa një respektim formal i një rregulli që përcaktojmë sëbashku. Në organizimin tonë në PS, e kemi sfidë të hapur atë ndaj formalizmit dhe fiktivitetit. Në periferi të Tiranës, që është bërthama e metropolit, situata është alarmante, pasi jo vetëm që kemi struktura që s’ka asnjë grua, por kemi burra që thonë; ska gra këtu ku jemi ne. Se ku shkojnë këta në darkë…(qeshin nga salla). Se me kë i bëjnë fëmijët këta?! Se kush kujdeset për ta! Kjo mbetet pikëpyetje e madhe. Çka është më e rëndësishme në kushtet e stome të shoqërisë tonë është se nuk na duhet përfshirja më e madhe e grave për të pasur barazi gjinore, por për të pasur sa më shumë njerëz që janë serioz dhe të aftë”, tha Rama.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



