E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Po i çonte drejt Sarandës, 31-vjeçari kapet me 4 pistoleta në makinë
Lajme

Po i çonte drejt Sarandës, 31-vjeçari kapet me 4 pistoleta në makinë

Një operacion i mirëorganizuar policor ka çuar në goditjen e një rasti të trafikimit të armëve të zjarrit në jug të vendit. Aksioni është zhvilluar pasditen e djeshme në tunelin e Skërficës, në aksin rrugor Kardhiq–Delvinë, ku është arrestuar në flagrancë një 31-vjeçar.

I ndaluari, i identifikuar si Kejdi Banaj, banues në Tiranë, u kap nga shërbimet e Policisë teksa udhëtonte me automjetin e tij. Gjatë kontrollit të ushtruar, efektivët zbuluan të fshehura në dyshemenë e mjetit katër armë zjarri të tipit pistoletë “Glock”.

Sipas hetimeve paraprake, armët dyshohet se janë futur në territorin shqiptar në pjesë të veçanta dhe më pas janë montuar, me qëllim shitjen e tyre tek një grup kriminal që vepron në zonën e Sarandës.

Operacioni, i koduar “Mekanizmi”, u finalizua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë në bashkëpunim me Njësinë e Sigurisë Publike Fier dhe Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale. Veprimet hetimore janë zhvilluar nën drejtimin e Prokurorisë, duke përdorur metoda speciale hetimi për identifikimin dhe ndalimin e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Policia kishte mbajtur nën vëzhgim automjetin e 31-vjeçarit, duke ndërhyrë në momentin e përshtatshëm për të parandaluar finalizimin e aktivitetit kriminal.

Ndërkohë, hetimet vijojnë për të zbuluar persona të tjerë të përfshirë në këtë rrjet, si dhe për të dokumentuar plotësisht skemën e trafikimit të armëve. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.