Po ku njeh marre klasa politike e Tiranës?!
Kosova na mesoi sesi votohet, sesi numërohen votat dhe sesi pranohet humbja.
Kosova na tregoi se është një realitet politik e social te pakten 30 vjet me perpara se Shqipëria.
Fjalori politik
Fjalori politik i Ramës, Metës, Berishës, Bashës , Kryemadhit dhe politikaneve të tjerë ,është per faqe të zezë dhe për tu turperuar deri në palcë. Sa shpesh i dëgjojmë live, dhe i lexojmë: Hajdut, kryekriminel, kryemafioz , i sëmuri psiqik, drogmen, vrasës, përdhunues, etj pa fund nga mengjesi deri në mbrëmje.
Mjafton të dëgjosh fjalorin që kanë përdorur dhe përdorin krerët politikë e përfaqësuesit shtetërorë te Kosoves mes tyre dhe kupton hendekun që ndan dy pjesët e kombit.
Politika e Tiranës është luftë për jetë a vdekje, e ashpër ku të gjithë duan të fitojnë duke poshtëruar e shkelur cdo normë e sjellje normale, të ashpër, duke manifestuar akte banale, të paimagjinueshme per njerëz normalë. E kjo është gjoja elita që na ka zvarritur për tre dekada, nga zullumi në zullum nga theqafja në sutuatën aktuale ku Europa na ka vecuar nga rreshti si ‘dele të zeze’ duke na rrethuar me tela deri sa te kuptojme ku po shkojme…
Kosova në pak vite te tranzicionit e la pas Shqipërinë…Kosova doli nga llumi i tranzicionit, me votë. Ashtu si gjermanët, francezet, austriaket, po të doni dhe si maqedonasit e tregoi me votë pa incidente fituesin dhe humbësin brenda natës.
Mjafton 30 qershori këtu në Tiranë ku edhe pse Rama dhe PS votuan vetë, numëruan vetë, rezultatet u shpallen 2 muaj me vonesë pas ditës së votimit. As nuk imagjinohet që në zgjedhje normale kjo klasë pacavure politike e Tiranës të qartësojë humbësin dhe fituesin si në Kosovë brenda natës.
Kosova pervec arritjeve në sport, muzikë, dhe ekonomi na mësoi sesi mund të votohet, dhe ndërtohet një shtet sado i vogël edhe i izoluar, duke respektuar kushtetutën pa patur nevojë të jargaviten deri në Komisionin e Venecias. Sigurisht kosovarët ndëshkuan hajnat e luftës hë për hë në qeverisje duke i besuar Vetëvendosjes së Albin Kurtit. Ndërsa këtu në Tiranë , gladiatorët presin 18 tetorin që të rinisin kacafytjen e radhës. Në vendin më të varfër të kontinetit ku ngrehina e shtetit ka mbetur vetëm Rama dhe Rilindja. Rama shet llogje nëpër studiot e blera televizive duke bërë me faj krerët e BE-së që nuk janë gati dhe nuk duan zgjerimin. Kaq naive i ka llogjet sa harron se Maqedonia e Veriut pranohet pa kushte po nga këta krerë të BE-së. Po e mbyll me një detaj të vogël. Edhe sikur ne të plotësonim kriteret, vetëm deklaratat e Ramës, Metës, dhe Erionit do mjaftonin , të na mbylljin derën përgjithmonë.
Edi Rama – “Une di që një prokuror në Durrës , mbron dhe bashkëpunon me kriminelë” ?! Ky është Kryeministri!
Erion Brace -“Unë ka katër vjet, që di përgjimet lidhur me Drejtorin e Kadastrës Durrës “!? Ky është Zv / kryeministriiii…
Presidenti Meta në të njëjtën ditë me Kryeministrin , deklaron live -” Une kam dosjen e fasadave të Edi Ramës ” !? Ky është Presidenti !?
Ka 25 vjet që mban dosjen e atij që e bëri Kryeministër, me koalicionin e qelbësirave.
Kryeministri, i koalicionit të qelbësirave, e votoi President .
Tani do t’a shkarkojë!?
Ka marre me të madhe, të bësh fajtore Evropën dhe hollandezet apo francezët për këtë llum, ku po zhytemi përditë e më shumë!
Por populli ynë trim dhe liridashës ,është mirë se është shumë keq dhe nuk duket se do të reagojë as pas 18 tetorit… Ndoshta as ne nuk e meritojmë Europen por as Europa ne, sepse jemi shumë larg saj , megjithëse jemi në mes të saj prej shekujsh .
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



