E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Po luante në ‘El Clasico’, grabitet shtëpia e sulmuesit të njohur
Sport

Po luante në ‘El Clasico’, grabitet shtëpia e sulmuesit të njohur

Shtëpia e sulmuesit të Real Madrid, Karim Benzema është grabitur mbrëmjen e djeshme gjatë kohës kur e gjithë vëmendja ishte përqendruar në “Santiago Bernabeu” në të cilën po luhej “El Clasico”.

Ende nuk është e qartë se ç’dëm kanë bërë hajdutët, që janë kthyer tashmë në makth për shumë futbollistë të rëndësishëm.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen dhe për të vendosur përgjegjësit përballë drejtësisë, raporton televizioni spanjoll “El Chiringuito”

Grabitja e vilave të “yjeve” të futbollit është bërë diçka e zakonshme në Spanjë. Rasti i fundit ishte ai i Kevin Prince Boateng, teksa banesa e tij u grabit ndërsa ai ishtë në fushë me fanellën e Barcelonës kundër Valladolidit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.