E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Po më shkatërrohet vajza”, detaje tronditëse nga ngjarja në Fier
Lajme

“Po më shkatërrohet vajza”, detaje tronditëse nga ngjarja në Fier

17-vjeçarja në gjendje të rënduar psikologjike pas dhunës brutale

Një ngjarje e rëndë që ka tronditur opinionin publik është rikthyer fuqishëm në vëmendje pas publikimit të pamjeve në rrjetet sociale, ku një 17-vjeçare dhunohet brutalisht nga tre bashkëmoshatare në Fier.

Nëna e vajzës, në një reagim të mbushur me dhimbje, shprehet se gjendja psikologjike e së bijës është përkeqësuar ndjeshëm, ndërsa apelon për ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse. Ajo tregon se jeton çdo ditë me frikë, jo vetëm për vajzën e saj, por edhe për fëmijët e tjerë të familjes.

Media  publikoi një video ku shiheshin dy vajza 15 vjeçare që dhunonin një vajzë 17 vjeçare, teksa filmohej nga një vajzë tjetër 19 vjeçare. Video-ja është bërë në Fier në ambientet e 19 vjeçares. Pamjet tregojnë se viktima goditet në mënyrë të përsëritur me shuplaka e grushte dhe tërhiqet zvarrë prej flokësh. I gjithë sherri ka lindur për një të dashur. Lidhur me këtë policia ka deklaruar se dy 15-vjeçaret Klea dhe Marinza që kanë dhunuar 17-vjeçaren, ishin në shtëpinë e Leonela Lamajt, 19 vjeçe.

Ngjarja është raportuar në Policinë e Fierit, menjëherë pas kallëzimit të 17-vjeçares së dhunuar në datën 8 qershor. Në polici, të tria kanë deklaruar se e kanë rrahur të miturën për motive të dobëta dhe ndaj tyre ka nisur një hetim. Më 28 qershor, është arrestuar njëra prej 15-vjeçareve të përfshira. Arrestimi u bë pas kallëzimit të nënës, e cila deklaroi se ishte dhunuar prej së bijës. 15-vjeçarja është dërguar për trajtim në spitalin psikiatrik në Tiranë.

Videoja ngjalli shumë komente në rrjet, teksa e dhunuara dhe dhunueset duhet të marrin trajtim psikologjik. Ngjarja ka ndodhur rreth një muaj më parë dhe sipas policisë vajzat kanë probleme të shëndetit mendor dhe aktualisht po trajtohen në qendrat spitalore përkatëse. Skandali nuk lind brenda një dite, ai është pasqyrë e një edukimi të dështuar në shtëpi. Ndaj urojmë që ngjarja të shërbejë për prindërit që të kalojnë më shumë kohë me edukimin e fëmijëve se sa në Tik Tok.

Denoncimi është bërë nga familjarët një ditë pas ngjarjes, më 9 qershor, ndërkohë që tre vajzat e përfshira, të moshave 15 dhe 19 vjeç, janë proceduar në gjendje të lirë. Çështja tashmë është në duart e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, e cila vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Sipas të afërmve, 17-vjeçarja, me inicialet P.D., kishte lënë shkollën për të ndjekur një kurs parukerie, duke synuar të ndërtonte një të ardhme profesionale. Por pas ngjarjes, gjendja e saj ka ndryshuar rrënjësisht.

Familjarët dhe fqinjët pretendojnë se reagimi institucional nuk ka qenë në nivelin e duhur në momentet e para, duke bërë që rasti të marrë vëmendje vetëm pasi pamjet u bënë publike.

Edhe gjyshi i vajzës ka deklaruar se nuk kishte dijeni për ngjarjen deri sa e mësoi nga mediat, duke u shprehur i tronditur nga ajo që kishte ndodhur.

Ndërkohë, një fqinjë e familjes ka rrëfyer se vajza ka kaluar një periudhë të rëndë psikologjike, duke përfunduar në gjendje depresive dhe me frikë të vazhdueshme.

Sipas saj, pas kthimit nga kursi, vajzës i kishin dalë përpara dhe e kishin bindur të shkonte me to për një sqarim. Ajo ishte dërguar në një banesë, ku më pas është ushtruar dhuna. Fillimisht nuk kishte treguar asgjë në shtëpi, duke pretenduar se ishte e sëmurë, por më pas prindërit kanë mësuar të vërtetën dhe kanë bërë denoncimin.

E mitura ka marrë trajtim mjekësor dhe, sipas dëshmive, ka kaluar disa ditë në spital për shkak të gjendjes së rënduar emocionale dhe psikologjike.

Ngjarja vijon të hetohet nga autoritetet, ndërsa opinioni publik kërkon përgjegjësi dhe masa më të forta për raste të tilla, sidomos kur përfshihen të mitur dhe dhuna shoqërohet me publikim në rrjete sociale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.