Po na numërojnë!
Te gjithe e keni pare “Dimrin e Fundit”
Te gjithe e keni pare ate nonen e leztshme qe i thote grave:
“Shperndahuni sa me thelle ne pyll, Gjermani po na numeron”
Ne jemi pothuajse ne te njejten faze sot.
Fashistet dhe nazistet e rinj po na numerojne. Kush flet, kush rebelohet, kush refuzon, kush ka prirje per te na hapur pune, kush eshte i rrezikshem, kush hap telashe, kush zgjon bagetine qe po behet gati per thertore nga gjumi, kush i meson shqiptaret, kush u tregon atyre rrugen, kush i fal sinqeritet, dashuri, pasterti, zemer, shpirt, mbahet shenim dhe futet ne rreth te kuq.
Nje pjese prej jush e dine kete. Nje pjese tjeter e con neper mend dhe thote: nuk ka mundesi te jete keshtu, nje pjese brohoret, nje pjese ferkon barkun dhe thote: ishalla kur do ta haje, se na cau t..pin duke bere si i ndershem. Te tjere te pamundur luten qe Zoti te na ruaje e te na ndihmojne kur celin iftar a kur bejne kryq perpara se te hane buke, te tjere thone keta jane kopila si te tjeret, kane dalur te kapin ndonje placke, te tjere ndihmojne si te munden, te tjere lexojne ne heshtje, te tjere te keshillojne, te tjere hulumtojne dhe presin ku do te dalesh, te tjere thone gjellen qe nuk e ha une i rente miu brenda, e keshtu me radhe, mund te zgjatesha pafund.
E verteta eshte qe po na numerojne, po na mbajne shenim dhe po perzgjedhin te gjitha format e mundshme qe te na heshtin, te na trembin apo te na ndalin nga rruga jone.
Te gjithe ata qe kur lexojne, kur ndjejne, kur dashurojne, kur urrejne, ndjejne flutura ne bark dmth qe jane njerez dhe per hater te jeteve te tyre, ia vlen te luftosh sepse vete lufta per jeten dhe ne emer te jetes eshte argetimi me i embel ne ekzistence.
Bagetia nuk ka “butterfly”, nuk ka flutura ne bark, nuk ndjen asgje, nuk ka perjetime, nuk ka endrra, nuk ka deshira, nuk ka kulture, nuk ka qellim, nuk ka arsye ekzistence, nuk ka ideale, nuk ka ceshtje, por vetem zgerdhihet, ose qendron si mumje tremije vjecare, ushqehet me garzat e mbushura me qelb mediokriteti dhe sherben si nje tub shkarkimi nga kuzhina ne qenef per nje jete te tere.
Ju qe keni dhimbje, keni frikera, keni dilema, keni deshira, keni pasione, keni qellime, keni arsye te verteta ekzistence, mos u shperndani ne pyll, por behuni bashke dhe shpetoni vetet tuaja prej atyre qe po ju numerojne. Bagetia nuk ka per t’u zgjuar kurre, sepse bagetia ndjen se misioni i saj i vetem eshte te furnizoje kasapet me mish, kocka, te perbrendshme e lekure!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



