E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PO NESËR CILIN DO GROPOSIM?
Lajme

PO NESËR CILIN DO GROPOSIM?

Pse bëni sikur qani për vrasjen makabre të ëngjëllit 8 vjeçar në Fier? Pse aktroni sikur u dhimbset fëmijëria e atdheut tuaj?
A nuk i vrasim ne çdo ditë fëmijët me mësuesit injorantë militantë mediokër nëpër shkolla?
A nuk i vrasim ne çdo mbrëmje fëmijët me lajmet dhe programet e llahtarshme televizive?
A nuk i shtypim ne me papërgjegjshmërinë dhe me makinat tona nëpër rrugë fëmijët?
A dini ju ndonjë seancë parlamentare apo ndonjë rezolutë ekskluzive politike-sociale kushtuar fëmijëve shqiptarë?
A dini ju ndonjë ministri apo institucion publik të mirëfilltë që merret me hallet e fëmijëve shqiptarë?
A dini ju ndonjë listë pedofilësh dhe të sëmurësh mendorë që policia shqiptare mban nën mbikqyrje si të rrezikshëm për fëmijët?
A i ke numëruar sa lypsa fëmijë ke në rrugët e qytetit tënd dhe a ua di hallet e abuzimeve ndaj tyre…
Ja pra të gjitha këto janë gropa të hapura ku ne i varrosim të gjallë fëmijët tanë. Ndaj fshi lotët, mbyll gojën, hap mendjen dhe vepro për fëmijët e atdheut tënd!/Bledi Mane

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.