E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Po peshkonte me dinamit, humb jetën 65-vjeçari në Porto Palermo
Lajme

Po peshkonte me dinamit, humb jetën 65-vjeçari në Porto Palermo

Një ngjarje tragjike është shënuar paraditen e së enjtes në zonën e Porto Palermos, në Himarë, ku një 65-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e shpërthimit të një lënde plasëse që po përdorte për peshkim të paligjshëm.

Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 09:00, shtetasi me iniciale P. M. ishte duke përdorur dinamit për të kapur peshk, kur lënda plasëse ka shpërthyer në mënyrë të pakontrolluar në duart e tij. Si pasojë, ai ka marrë plagë të rënda që rezultuan fatale.

Menjëherë pas incidentit, 65-vjeçari është transportuar me urgjencë drejt Qendrës Shëndetësore të Himarës, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk ka arritur t’u mbijetojë dëmtimeve të marra.

Policia konfirmoi se ngjarja lidhet me përdorimin e paligjshëm të lëndëve plasëse për peshkim, një praktikë e ndaluar dhe tejet e rrezikshme. Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur punën në vendngjarje për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe për të dokumentuar çdo detaj që lidhet me këtë rast.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.