E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Po tani çfarë do të thotë Holanda, a ka nga luan më?
Publik News

Po tani çfarë do të thotë Holanda, a ka nga luan më?

Dosja e “Dibrës” për manipulimin e zgjedhjeve është mbyllur “me nder”.
Nën akuzë ka përfunduar një ish-drejtor arsimi, por jo deputeti që e urdhëronte ti vinte mësuesit në radhë për të votuar partinë e tij.

Nën akuzë ka përfunduar një ish-shef policie, por jo deputeti që e urdhronte të “siguronte” vota, e që i premtonte se partia do ia shpërblente.

Por ne e dëgjuam të gjithë se kush urdhëronte e çfarë urdhëtonte në ato përgjime të bëra publike. Dëgjuam “Tërmetin” e fortë që ra në Dibër. Por ja që tërmet nuk paska patur. Edhe nëse ka rënë, ai ishte shumë larg…N’Dibër jo or ti!
Unë nuk i vura emër asaj partisë më lart, edhe pse të gjithë e dimë. Sepse unë shpresoja që përtej PS, PD e LSI, kjo çështje të prodhonte më në fund një standard, duke çuar për herë të parë në burg njerëzit që vjedhin votat.
Në 30 vjet post-komunizëm, vjedhja e votave ka qenë harbutëria më e madhe politike në këtë vend. Ajo është vjedhje edhe më e rëndë sesa vjedhja e fondeve publike, e tenderave, koncensioneve, pasurisë dhe pronës publike. Sepse vjedhje e votës do të thohtë vedhje e pushtetit dhe shtetit bashkë.

Dhe kur hetimi i çështjeve të tilla, është vënë në listën e kushteve të BE-së për negociatat, prokuroria e mbyll në mënyrën më të turpshme të mundëshme.

Dhe tani merreni këtë vendim dhe dërgojeni në Bruksel, e thojini: Ja e plotësuam edhe një kusht. Dërgojani edhe Holandës një kopje, me shpresë se do të ndërrojë mendje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.