Po të akordoheshin çmime për pisllëkun, Tirana do ta kishte kap një medalje të argjendë!
Në vënd të reportazhit
Vapë, temperatura ndjehet 42-43 gradë, nuk ka ujë përmbi më shumë se gjysma e qytetit-kryeqytet.
Del jashtë të kalosh kohën nëpër kafene, të shfrytëzosh edhe tualetet, se helbete, njerëz jemi. Porosit kafen, kamarieri të thotë- me gotë plastike se nuk ka ujë për të larë filxhanat. Mizerje, të kap një sëkëlldi edhe më e keqe! Bën të shkosh në shtëpi instiktivisht, po ku shkon o budalla, kujtohesh, s’ka ujë në shtëpi, ç’do bësh?
Nisesh për nga zonat më qëndrore të qytetit. Ka trafik, pisllëk, njerëz që dergjen urbaneve të qytetit sikur po deportohen në kampet e përqëndrimit. Djersë, vapë, kotje! Ndotje e çmendur nga makinat që rrijnë në trafik, edhe në mesin e gushtit ka trafik ky qytet.
Afrohesh nga qendra, në Rrugën e Kavajës 4-5 betoniere të mbajnë të bllokuar për disa minuta, po ndërtohet një pallat në formë pylli! Bën të kthehesh të kalosh nga Unaza, njëlloj është, edhe atje ka betoniere, po ndërtohet një tjetër pallat pyll te kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit. Kalon disi, gjen një parking 100/lek ora afër parlamentit.
Thua, kushedi, do të kenë arritur gjallë deri në qendër pasagjerët e urbaneve të Sharrës, Yzberishtit, Kasharit, të cilët i lash rrugës! Aty të bie në mendje, uff, i bie kokës me grushta, sa budalla, të kisha marrë nja 10 bidona me vete, të mbushja ujë në çezmat e Sheshit Skënderbej, sheshit më të bukur në botë! Iku!
Eh, rindërtimi kapitalist i Tiranës po zgjat më shumë se Mumbai. Po shkoj të blej një libër, ç’të bësh, vapë, ujë s’ka, të lexojmë ndonjë gjë, të lexojmë si ia bënin më përpara njerëzit kur ishin njerëz jo majmuna. Hyn në librari, libri shtrenjt, 6% tvsh – thotë shitësja, dhe pyet, me ujin si jeni? Mirë, mirë – i them, kishim të hënën, na thanë se do vijë prap. Ç’të bësh të lexosh apo të blesh ujë më mirë?! Dal jasht pa blerë gjë, kushedi kur vjen uji, ujë më mirë!
Ndërkohë hap telefonin, internet kemi pas shyqyr Zotit, po shoh ndonjë gjë çfarë bëhet, mos ka thënë ndonjë gjë kryetari i bashkisë për situatën.
Erjoni sapo ka lajmëruar se Tirana është qyteti i nominuar për një tjetër çmim ndërkombëtar, si qytet i pastër. Të shkretët turistë, ku ta dinë ata! Vazhdon me postime të tjera: Tirana ka vend për të gjithë.
Tirana ka nevojë për një teatër me kullë.
Tirana në punë…!
Uji është vetë jeta, thotë populli dhe ca filozofë! Tirana 3-4 muaj në verë nuk ka jetë, në pjesën më të madhe të saj. Pjesa tjetër e vitit është një jetë e qelbur, uji rubinetave është i tillë!
Veliaj në predikimet e tij pastorale thotë se ne do ta ndërtojmë jetën këtu! 😳
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



