E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Po vodhe miliona euro të bëjnë hero
Publik News

Po vodhe miliona euro të bëjnë hero

Ky eshte shteti me i drejte ne bote.

1-Fusin ne burg mjekun qe mori 20 mije leke, por nuk prekin asnje nga ata qe vjedhin 100 milione euro ne vit me tenderat dhe koncesionet e shendetesise.

2-Fusin ne burg kamerieret dhe lavazhieret per skemat e faturave fiktive, por asnje nga ndertuesit e medhenj qe blejne faturat. As emrat nuk u nxjerrin dot.

3-Fusin ne burg plaken 82 vjec per kotecin, por asnje nga trafikantet dhe ndertuesit e medhenj te kullave pa leje ne Tirane.

4-Futen gjithe Lushnjen ne burg per kanalin e Bishtqethmit qe ishte 200 mije euro gjithsej. Por nuk prekin asnje nga ata qe bejne baterdine qindra milione euro me tenderat e rrugeve.

5-Kane mbushur burgjet me punetore hashashi, por trafikantet nderkombetare i presin me nderime ne kryeministri.

6- Futen ne burg me mijera njerez per energjine elektrike. Por nuk kapen dot asnje hajdut tek tenderat e energjise. As atehere kur KESH zbrazi kaskaden ne menyre kriminale per te shkembyer energjine diten me naten me privatin.

7-Donin te fusnin ne burg gazetaret per dokumentat e hackeruara nga iranianet. Por nuk arrestuan asnje nga pergjegjesit te AKSHI. Madje vazhdojne ti japin miliarda kontraktorit privat pergjegjes per sigurine kibernetike. Sepse ajo eshte kompania e oborrit.

Morali ketu eshte keshtu. Ne Shqiperi po je fakir, qe merr ndonje cope buke per mbijetese te derrmojne. Po vodhe miliona euro te bejne hero. Ky eshte shteti me i drejte ne bote.

Ah po. E ka fajin llumi i drejtesise dhe policet e korruptuar. Kush mendon ndryshe e falte Zoti.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.