Poliçan/ Ngecin bashkë me automjetin në Osum, shpëtohen mrekullisht dy persona
Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë orëve të para të mëngjesit në fshatin Malinat në bashkinë e Poliçanit.
Një automjet, tip Ford Fuoristradë, me targa AA 357 LN, në përpjekje për të kaluar lumin midis fshatit Mbrakull dhe Malinat,ka ngecur në ujë
.Rrymat dhe rrjedha lumit e kanë marrë fuoristradën përpara,duke e fundosur atë.Mësohet se shoferi i mjetit ka mundur të dalë nga mjeti dhe me not ka dalë në breg për të kërkuar ndihmë,ndërkohë që dy shtatasit e tjerë që udhëtonin me të në mjet: Ilir Ballolli,Taulant Bakushi,kanë mbetur të kapur mbi baxhanë e makinës.Pas sinjalizimit të marrë për ngjarjen në orën 02:30 të mëngjesit,në zonë kanë shkuar efektivë të shumtë të Repartit Zjarrëfikës të Beratit dhe efektivë të policisë,që kanë bërë të mundur shpëtimin e jetës së banorëve të bllokuar në mes të rrjedhës së lumit Osum.Dy shtetasit e bllokuar janë lokalizuar fillimisht nga zjarrëfikësit,që kanë hyrë në lumë me not,i kanë lidhur ata me litar dhe më pas kanë filluar tërheqjen e tyre nga uji.Gjatë aksionit për shpëtimin e dy shtetasve,një efektiv i zjarrëfikësve të Beratit ka rrezikuat zeriozisht jetës,pasi rrymat e forta të lumit e kanë tërhequr drejt rrjedhës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



