E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
MONITORIMI/Policët e rrugores, nuk do fshihen më pas “shkurreve
Lajme

MONITORIMI/Policët e rrugores, nuk do fshihen më pas “shkurreve

Duke nisur nga viti i ardhshëm, akset kryesore rrugore në Shqipëri do të jenë të monitoruara në kohë reale për çdo aksident, kushtet e motit, por edhe shpejtësinë e lëvizjes së çdo automjeti dhe parregullsi të tjera.

Kjo nënkupton, se si në Itali, çdo makinë do të identifikohet sipas targës dhe do të llogaritet shpejtësia në bazë të kohës së përshkrimit të aksit rrugor. Dhe gjoba do t’u shkojë automatikisht atyre që thyejnë limitet e shpejtësisë. Ndërsa përmes targave, do të kontrollohen mjetet edhe për siguracionin, kolaudimin dhe parregullsi të tjera.

“Janë gjithsej 200 kilometrat e para që do të monitorohen: Tiranë-Elbasan, Tiranë-Durrës, Rinas-Vorë, Durrës-Fier dhe Elbasan-Rrogozhinë. Pra bëhet një unazë, Tiranë-Elbasan-Durrës. Çdo vit ne do të shtojmë kilometrat e monitoruara. Do të kemi radarë. Ne do të heqim policët nga rruga. Nuk do të ketë më policë rrugorë që do të dalin në këto akse. Do të kemi kamera sigurie për policinë e rendit, telefonat e emergjencës, matësit e kohës, radar për motin, peshëmatës. Të gjitha këto do të monitorohen në një godinë. Për një aksident që ndodh në një aks, do të jenë të informuar në kohë rekord të gjitha institucionet e përfshira”, tha Drejtori i ARRSH, Evis Berberi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.