Polici denoncon: Nuk luftohet krimi me 470 mijë lekë në muaj
Pagat në Shqipëri vazhdojnë të jenë në nivele të mjerueshme, pavarësisht propagandës së qeverisë. Një punonjës policie denoncon pranë JOQ Albania, duke treguar pagën e tij prej 47.000 lekësh (të reja).
Qytetari e tregon shumën me të cilën ai paguhet, duke na dërguar me fakte njoftimin që i ka sjellë banka. Efektivi po ashtu ka një thirrje ndaj ministrit, duke i thënë se nuk luftohet krimi me këtë nivel page./joq
QYTETARI SHKRUAN:
Rroga baze e nje punonjesi policie Nuk Luftohet krimi me 470 mij lek zoti minister


Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



