E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Policia bashkiake dhunon të moshuarit, drejtohet nga Ermal Kapllani, krahu i djathtë i Veliajt
Publik News

Policia bashkiake dhunon të moshuarit, drejtohet nga Ermal Kapllani, krahu i djathtë i Veliajt

Punonjësit e Policisë Bashkiake vijojnë të dhunojnë qytetarët në rrugët e Tirëanës. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, dy punonjës të policisë, që paguhen me taksat e qytetarëve, rrëzojnë në tokë një të moshuar, si dhe i hedhin shkopin, i cili e ndihmonte që të ecte.

 Policia Bashkiake nuk është mjaftuar me kaq, pasi këtë të martë ata nuk kanë lejuar një tjetër të moshuar që të sigurojë mbijetesën duke ia hedhur arkat me perime në asfalt. Nuk mungojnë rastet, kur Policia Bashkiake e cila drejtohet nga Ermal Kapllani, krahu i djathtë i Erion Veliajt në Bashkinë e Tiranës iu vendos gjoba dhe iu merr me forcë prodhimet bujqësore banorëve të zonave rurale.

Nga viti 2015, kur kryebashkiaku Erion Veliaj mori drejtimin e Bashkisë së Tiranës dhe deri më sot banorët e zonave rurale, të cilët dalin në rrugët e kryeqytetit për të siguruar të ardhura për familjet e tyre në mënyrë të ndershme, keqtrajtohen nga ana e Policisë Bashkiake.

 

https://www.instagram.com/p/CRQ6Wj6DQc0/?utm_medium=copy_link

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.