E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Durrës/ Policia i gjen armë zjarri, municion luftarake dhe drogë në shtëpi …
Uncategorized

Durrës/ Policia i gjen armë zjarri, municion luftarake dhe drogë në shtëpi …

Policia e Durrësit ka zbuluar, armë, municione luftarake, dhe një sasi droge në banesën e një 64-vjeçareje, e cila është motra e Ardian Llanës.

Burime zyrtare bënë me dije se këto sende të paligjshme dyshohet se i përkasin Ardian Llanës, i cili ndodhet pas hekurave për marrëdhënie me të mitura.

Sendet e paligjshme u gjetën në banesën e motrës së tij.

NJOFTIMI I POLICISE

Sekuestrohen armë zjarri, municion luftarak, drogë dhe sende që shërbenin për ndarjen e drogës, në doza, me qëllim shitjen. Poseduesi i sendeve të kundërligjshme, i dënuar më parë për vepra penale në fushën e narkotikëve, për plagosje të rëndë dhe për dhunë në familje. Ky shtetas, Adrian Llana, është arrestuar nga Policia e Durresit, më datë 22 tetor, për marrëdhënie seksuale me të mitura.

Specialistët e strukturave hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe ata të Komisariatit të Policisë Durrës, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetas i arrestuar më parë nga Policia e Durrësit, kishte fshehur në një banesë tjetër, armë, municion luftarak dhe drogë, organizuan punën për lokalizimin e kësaj banese dhe për kontrollimin e saj.

Shërbimet e Policisë kryen kontroll në banesën e motrës së shtetasit A. Ll. (të arrestuar më parë, për marrëdhënie seksuale me të mitura), shtetases M. D., në lagjen nr. 18.

Gjatë kontrollit në këtë banesë, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura një armë zjarri kallashnikov, municion luftarak, një sasi lënde narkotike heroinë dhe një peshore elektronike që shërbente për ndarjen e lëndës narkotike, në doza, sende të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve procedurale u referuan materialet shtesë në Prokurori, për shtetasin A. Ll., si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen M. D., 64 vjeçe, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

foto galeri

foto galeri

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.