E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Policia e Kosovës bastis bankën serbe në veri; sekuestrohen miliona dinarë, franga zvicerane dhe dollarë amerikan
Lajme

Policia e Kosovës bastis bankën serbe në veri; sekuestrohen miliona dinarë, franga zvicerane dhe dollarë amerikan

Policia e Kosovës ka zhvilluar një operacion në një tjetër degë të Bankës Popullore të Serbisë në Kosovë, e vendosur në zonën e Leposaviçit.

Sipas bluve të Kosovës gjatë bastisjes  janë sekuestruar rreth 6 milionë dinarë, rreth 57 mijë euro, si dhe 10 mijë dollarë e 2790 franga zviceriane.

Gjithashtu nga ana e policisë janë sekuestruar dhe kompjuterët e gjendura në zyrë si dhe serverat e kamerave të sigurisë.

“Lidhur me rastin, më 12.09.2024 njësitet policore kanë  kryer kontroll në dy lokacione, nën dyshimin se institucionet financiare kanë kryer veprat e cekura. Gjatë bastisjes janë sekuestruar; 5,772 313.00- dinarë serbë, 57,626.00-dollarë amerikanë, 10,835.00-euro, 2,790.00 franga zvicerane, dy shtëpiza kompjuteri dhe dy DVR të kamerave të sigurisë”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Sipas autoriteteve në Kosovë rasti është cilësuar si pastrim i parasë dhe keqpërdorim i autorizimeve ekonomike.

Gjithashtu janë sekuestruar edhe disa vula dhe dokumente të ndryshme që theksohet se dëshmojnë operimin e kundërligjshëm të këtyre institucioneve.

“Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë kryer në konsultim e koordinim me prokurorin e shtetit”, thuhet në raportin e policisë.

Të enjten zëvendësdrejtori i policisë për veriun, Veton Elshani tha për mediat se operacioni është pjesë e një hetimi në vazhdim për krime ekonomike, konkretisht për pastrim parash.

“Me urdhëresë të Gjykatës në Mitrovicë, po bastisen lokalet e Bankës Popullore të Serbisë, dega në Kosovë dhe Drejtoria e Thesarit, Ministria e Financave në Leposaviq. Krimet Ekonomike janë duke hetuar një rast të pastrimit të parave që ka pasur lidhje me bankat më herët,” tha Elshani.

Hetimet për këtë rast janë në vazhdim, dhe më shumë detaje priten të dalin nga autoritetet përgjegjëse.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.