Policia e Kosovës nis hetimin për serbët e Mitrovicës sepse festuan me armë fitoren e Vuçiç
Policia e Kosovës ka nisur hetim për serbët e Mitrovicës, pas festës për fitore ne Aleksandër Vuçiç në zgjedhjet e djeshme. Sipas bluve të Kosovës, gjatë festimeve u përdorën armë, me të cilat është qëlluar në ajër duke rrezikuar jetën e personave përreth.
“Raportohet se ka pasur grumbullim të personave dhe kolonë veturash, ku dyshohet se janë përdorur mjete piroteknike dhe armë. Policia e Kosovës ka bërë shpërndarjen e turmës, dhe në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe sekuestruar disa gëzhoja të armëve të llojeve të ndryshme si dhe disa kutia me mjete piroteknike”,thuhet në raportin e policisë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



